Ja cilat jane qytetet me te shtrenjta te botes

Ja cilat janë qytetet më të shtrenjta të botës
Sipas kërkimit të "Cost of Living" i publikuar disa ditë më parë, Moska rezulton të jetë tre herë më e shtrenjtë se Nju Jorku, i cili pozicionohet në vendin e pesëmbëdhjetë, pas Singaporit dhe Dublinit.

Studimi i qershorit të vitit që kaloi ka ndjekur një rrugë analoge me studimin e publikuar në mars në revistën angleze "The Economist", sipas së cilës qyteti më i shtrenjtë në botë ishte Oslo, para Parisit, Kopenhagenit dhe Londrës.

Kërkimi i revistës merr në konsideratë një seri prej 160 produktesh nga 132 vende, të cilat janë nga cigaret deri tek furçat e dhëmbëve, e deri tek teatri. Të dyja kërkimet i vënë Nju Jorkut numrin 100.

Ndërsa në kërkimin e Mercer, Moska është e para me 134 pikë, në kërkimin e revistës anglosaksone kryeqyteti rus ka marrë 101 pikë.

Nga ana tjetër Moska dhe Nju Jorku udhëtojnë përkrah njëri tjetrit në raportin e Ekonomist që nga viti 2005, respektivisht në vendin e 12 dhe të 13.

Por duhet theksuar që në vitin 2002 Moska prezantohej për të përjavshmen londineze në vendin e dytë, pas Hong Kong- ut.

Oslo

Në vendin e 10 është Oslo. Kryeqyteti norvegjez mbledh për studimin e Mercer 105 pikë, por në mënyrë spekulative gjendet në vendin e parë në kërkimin e grupit Economist (me 132 pikë).

Kush do të ketë të drejtë?

Një gjë është e sigurt: nuk bëhet fjalë për një qytet që mund ta mbajnë të gjithë xhepat.

Një paketë cigaresh kushton mes 7 dhe 10 eurove. Dhe ky qytet padyshim për një duhan pirës nuk është i leverdisshëm.

Zyrih

Një shëtitje nëpër kodrat e bukura të qytetit, pyjet e qeta, liqenet dhe lumenjtë e pastër, me të vërtetë kushtojnë shtrenjtë, sidomos turistëve të cilët duan të marrin maksimumin dhe sigurisht për të arritur këtë shpënzojnë në maksimum.

Një hap e ndan nga Alpet, qytetin me origjinë keltike. I ndarë në 12 lagje,është qëndra urbane më e madhe e Zvicrës dhe gjithashtu radhitet si qyteti i parë në botë për nivelin e lartë të jetesës.

Osaka

Në vendin e tetë një qytet japonez...Osaka ( i cili në kërkimin anglez figuron të jetë në vendin e gjashtë) me 108 pikë.

Një kurjozitet për këtë qytet, i cili është një qendër e madhe industriale dhe portuale; ndërsa natën popullsia përbëhët nga 2, 6 milion banorë, gjatë ditës kompleksi urban pret 3,7 milion njerëz, duke u radhitur i dyti për popullsi pas Tokios.

Gjenevë

Në vendin e shtatë radhitet sërisht një qytet zvicerian...

Gjeneva, në vendin e shtatë është qyteti i dytë më i populluar në Zvicër ( pas Zyrihut). Por përballë faktit që ky qytet ka një kosto të lartë jetese, sipas një kërkimi të 2006 është dhe qyteti me kualitet më të lartë jetese në botë ( pas Zyrihut).

Kopenhagen

Në vendin e gjashtë është Kopenhageni i bukur...

Kryeqyteti danez, i cili merr 110 pikë, është pak më i shtrenjtë se Nju Jorku.

Vlen të theksohet që në klasifikimin e të përjavshmes angleze, Kopenhageni është radhitur në vendin e tretë, ( pas Oslos, Parisit dhe Londrës) të cilat për të përjavshmen angleze përfaqësojnë qytetet më të shtrenjta në botë.

Por mos u friksoni, nëse shkoni në Danimarkë mund të gjeni nëpër qoshe rrugës biçikleta të vëna në dispozicionin tuaj. Mund të merrni borxh dhe më pas ta lini në një vend tjetër të qytetit. Të paktën kështu, transporti do të jetë falas.

Hong Kong

Hong Kong dhe se tashmë është konsoliduar dhe i përket Kinës, mban "titullin" e kryeqytetit të madh të financës aziatike i përbërë nga gradaçela, hotele luksoze dhe pallate të mëdha tregëtare.

I pozicionuar në vendin e pestë mes qyteteve më të shtrenjta të botës, është e rrezikshme të shëtisësh në këto anë pa pasur në xhep një kartë të majme krediti.

Kalimi nga Mbretëria e Bashkuar tek vendi i Murit të Madh ka ndodhur në qershor të 1997.aktualisht Hong Kongu është një zonë administrimi special e Republikës popullore kineze.

Tokio

Tokio ka dy dhjetëvjeçarë që ka stabilizuar vendin e tij në klasifikimin botëror të qyteteve më të kushtueshme në botë.

Sipas Mercer ky qytet radhitet në vendin e katërt me 122 pikë.

Këtu ofertat e botës së luksit janë të tilla që kënaqin të apasionuarit e skive( sport shumë i populluar në Japoni, pas golfit), por në të njëjtën kohë të kursejnë dhe kohë. Për të evituar humbjen e kohës të lidhur me spostimet për të shkuar në pistë, është ndërtuar një impiant i madh i mbuluar; një mal i vërtetë artificial nën një kapanon të madh.

Seul

Vendi i tretë dominohet nga Seuli, kryeqyteti i Koresë së Jugut.

Vend me një ekonomi të "pjekur" tashmë, pasi kaloi një krizë vitet e fundit.

Diti të dalë me shpejtësi nga kriza dhe tashmë prezanton një kosto jetese dhe punësimi të përafërtme vendet perëndimore dhe të vendit më të afërt, Japonisë.

Londra

Në vend të dytë në klasifikimin e Mercer është Londra me 126 pikë (e katërta sipas kërkimit të Economist).

Banorët e këtij qyteti harxhojnë shumë më shumë se ata që banojnë në Tokio, niveli i jetesës dhe kostoja e lartë e të cilit janë një proverbë tashmë.

Të jetosh në Londër, kushton shtrenjtë dhe ndohsta turistët që duan ta vizitojnë atë, duhet ti bëjnë hesapet mirë, sepse nuk do të ishte aspak çudi nëse do të ngeleshin me gisht në gojë.

Moska

Moska duket se është përshtatur me shpejtësi me kapitalizmin, aq shumë sa sipas klasifikimit të Mercer, rezulton mestatarisht më e shtrenjtë se Nju Jorku me një përqindje prej 34,4 %.

Nëse transferoheni në Kremlin, një apartament luksoz me dy dhoma gjumi mund tu kushtojë 4 mijë dollarë në muaj.

Nëse doni të blini një cd, ndoshta për tu ngushëlluar për qeranë duhet të paguani

24,83 dollarë. I kushtueshëm është dhe një hamburger me të cilin mund të hani drekën: shpenzoni mesatarisht 4,8 dollarë.

Mbi të gjtha u leverdis të mësoni shpejt gjuhën ruse, pasi një gazetë ndërkombëtare kushton 6,3 dollarë.

Përgatiti: Elona Demollari : Gazeta Shekulli

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama