Almir Merdiç, Elvedin Himziça dhe Muju Dizdareviq janë emrat e të akuzuarve për sulmin ndaj kryeministrit serb Aleksandër Vuçiç në Potocari më 11 korrik, me rastin e 20-vjetorit të ngjarjeve të Srebrenicës.
Sipas Ministrisë së Brendshme, shtetasit e mësipërm kanë marrë pjesë në sulmin ndaj kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiç.
Mediat serbe tregojnë se Almir Merdiçit është caktuar si organizatori i sulmit ndaj kryeministrit serb në Potocari dhe ka qenë i lidhur me organizatat radikale në Bosnjë Hercegovinë. Të akuzuarit janë arrestuar në afërsi të Tesanjit.