“Musolini s‘ka vrarë kurrë njeri. Musolini i dërgonte njerëzit me pushime në azil te brendshëm. Kampet e internimit të regjimit fashist ishin ‘si kampe pushimi”.
2. Për sekretaret italiane, në një takim në bursën e Nju Jorkut
“Italia është tani një vend fantastik për të investuar... Sot ne kemi më pak komunistë dhe ata që janë, ende mohojnë të kenë qenë të tillë. Një tjetër arsye për të investuar në Itali është se kemi sekretare shumë të bukura".
3. Një deputeti gjerman të Parlamentit Evropian në vitin 2003
“E di se në Itali po prodhohet një film mbi kampet naziste të përqendrimit. Do t‘i them një fjalë regjisorit të të zgjedhë ty për rolin e kapos, do të ishe perfekt". Më vonë ai u shpreh se kishte bërë shaka dhe se i referohej një karakteri nga seritë televizive "Hogan‘s Heroes".
4. Pas sulmeve të 11 shtatorit në SHBA
“Duhet të jemi të ndërgjegjshëm për superioritetin e qytetërimit tonë, një sistem që ka garantuar mirëqenie, respekt për të drejtat e njeriut dhe në kontrast me vendet islamike, respekt për të drejtat fetare dhe politike, një sistem që ka vlerën e tij të të kuptuarit të diversitetit dhe tolerancës..."
5. Mbi propozimin për themelimin e agjencisë së standardeve të ushqimit të BE-së në Finlandë e jo në Parma
“Parma është sinonim i kuzhinës së mirë. Finlandezët nuk dinë as çfarë është proshuta. Unë kam qenë në dietë finlandeze dhe e di mirë se çfarë do të thotë".
6. Mbi karrierën e tij si politikan
“Unë nuk kam nevojë për post për të qenë i pushtetshëm. Unë kam shtëpi në gjithë botën, jahte fantastike, aeroplanë të bukur, një grua të bukur, familje të bukur... Unë po sakrifikoj duke qëndruar në post"
7. Ministres së Mundësive të Barabarta, Mara Carfagna
“Do të shkoja kudo me ty, edhe në një ishull të shkretë. Nëse s‘do isha i martuar, do të martohesha me ty menjëherë”. Por, kjo s‘i pëlqeu aspak bashkëshortes së tij, Veronika Lario, e cila shkroi një letër në faqet e "La Repubblica", ku kërkonte falje prej tij.
8. Sipërmarrësve turq, të cilët e vizituan atë për çështje pune
"Keni plotësisht mbështetjen time, kur kam qenë i ri kam pasur një të dashur fantastike turke".
9. "Edhe unë kam qenë pak ‘shtëpiak‘, kur studioja dhe isha djalë shtëpie, fshija pluhurat dhe herë-herë bëja dhe pazarin. E di sa e lodhshme është për të bërë punët e shtëpisë dhe për të krijuar një klimë qetësie kur bashkëshorti kthehet në shtëpi".
10. Në Samitin e Brukselit, në fund të Presidencës së Italisë në BE
“Le të flasim për futboll dhe femra. (Duke u kthyer nga kancelari gjerman i martuar katër herë, Gerhard Shrëder) Gerhard, pse nuk fillon ti?".
11 muaj, nga telefonata në Kuesturë deri në procesin gjyqësor
Historia nisi me ndalimin në Milano, në natën mes 27 dhe 28 majit të vitit të shkuar, të Ruby-t, Karima El mahroug, e akuzuar nga një shoqe e veta se i kish marrë një byzylyk me gurë të çmuar me vlerë rreth 3 mijë euro. Pak orë pas arrestimit të të resë, në kuesturën e Milanos arrin një telefonatë: nga njëra anë kryeministri Berlusconi, nga ana tjetër e telefonit shefi i Kabinetit të kuestorit Pietro Ostuni. Telefonatë që, sipas prokurorisë, Berlusconi bëri duke abuzuar me cilësinë e tij si kryeministër i vendit “për të fshehur një krim (atë të prostitucionit të të miturve) dhe për të siguruar pandëshkueshmërinë për të dhe për fakte të tjera që edhe pse me vlerë penale por jo për kryeministrin, mund të dëmtonin imazhin e tij”.
“Meqë kishte mësuar se e mitura – e frekuentuar prej tij më parë, – ishte arrestuar”. Silvio Berlusconi “ka deklaruar se kjo vajzë e mitur, me origjinë nga Afrika e veriut, i është prezantuar nga të tjerë si mbesa e presidentit Mubarak dhe ka kërkuar që të përshpejtohen procedurat për lëshimin e saj duke shtuar se këshilltarja Krahinore Nicole Minetti ishte e gatshme të merrte vajzën e mitur në ngarkim”, “duke e hequr kështu Ruby-n nga kontrolli i autoriteteve të parashikuara për tutelën e të miturve”.
Më 13 janar 2011, prokurorët që ndjekin çështjen, Ilda Boccassini, Pietro Forno e Antonio Sangermano i kërkojnë kryeministrit të paraqitet më 22, 23 ose 24 janar dhe i kontestojnë veprën penale të mitdhënies dhe të prostitucionit të të miturve: veprën e parë penale për telefonatën në kuesturë, dhe të dytën sepse “ka kryer akte seksuale” me Ruby-n “në shtëpinë e tij në Arcore, në një periudhë kohe që shkon nga 14/02/2010 deri më 02/05/2010”. Të hetuar për favorizimin e prostitucionit janë edhe Nicole Minetti, Emilio Fede dhe Lele Mora”.
Më 14 janar 2011, magjistratët lëshojnë një urdhër kontrollimi ndaj Nicole Minetti dhe të ashtuquajturave “vajzat e Olgettina-s”, një grup të rejash që kishin marrë pjesë në festat e organizuara në Arcore dhe që ishin bujtur në disa apartamente të një pallati në rrugën Olgettina, shpesh me kontrata qiraje në emër të Minetti-t.
30 janar 2011: Papritur prokurorët marrin në pyetje Nicole Minetti-n. Marrja në pyetje, e përcaktuar fillimisht për më 2 shkurt, mbahet dy ditë më parë, të diel, për të evituar gazetarët dhe kameramanët. Këshilltarja krahinore u përgjigjet vetëm disa prej pyetjeve.
Më 3 shkurt 2011, Dhoma e Deputetëve shprehet mbi kërkesën e gjykatësve të Milanos për të kontrolluar zyrën e Giuseppe Spinelli-t, llogaritar i Berlusconit që merrej me dhënien e shumave të parave vajzave që merrnin pjesë në festa. Dhoma e Deputetëve, me votën e saj, hedh poshtë kërkesën e Prokurorisë së Milanos për kontrollimin e zyrave.
Më 9 shkurt 2011 prokurorët e Milanos i kërkojnë gjykatësit për hetimet paraprake Di Censo gjykimin e menjëhershëm të Silvio Berlusconit për të dyja veprat penale.
15 shkurt 2011: Gjykatësja pranon kërkesën e prokurorisë dhe vendos që seanca gjyqësore të mbahet më 6 prill 2011.