Ja disa nga kombinimet qe mund te sjellin kualifikimin e Shqiperise

Ja disa nga kombinimet që mund të sjellin kualifikimin e Shqipërisë

Kombëtarja shqiptare e futbollit mund të kalojë në turin tjetër të Euro 2016 vetëm si një prej 4 të tretave më të mira në 6 grupet. Për ta bërë një gjë të tillë, asaj i duhet jo vetëm të fitojë ndaj Rumanisë, por edhe të plotësohen skenarë të veçantë në ndeshjet e fundit të grupeve të tjera. Ja disa prej skenarëve:

Sadiku Zomer

Shqipëria kualifikohet

Nëse fiton me një gol diferencë ndaj Rumanisë dhe plotësohen 2 apo më shumë skenarë të mëposhtëm:

Rusia dhe Anglia fitojnë me 3 apo më shumë gola diferencë përkatësisht ndaj Uellsit dhe Sllovakisë

Gjermania fiton me 4 apo më shumë gola ndaj Irlandës së Veriut

Republika Çeke dhe Turqia ndahen në barazim ose Turqia fiton me 1 gol diferencë

Italia mund Irlandën dhe Belgjika mund Suedinë, të dy ndeshjet ndahen në barazim, Italia mund Irlandën dhe Suedia mund Belgjikën me 4 apo më shumë gola diferencë , Italia barazon me Irlandën dhe Suedia mund Belgjikën me 4 apo më shumë gola diferencë.

Nëse fiton me dy gola diferencë ndaj Rumanisë dhe plotësohen 2 apo më shumë skenarë të mëposhtëm:

Rusia dhe Anglia fitojnë me 2 apo më shumë gola diferencë përkatësisht ndaj Uellsit dhe Sllovakisë

Gjermania fiton me 3 apo më shumë gola ndaj Irlandës së Veriut

Republika Çeke dhe Turqia ndahen në barazim ose Turqia fiton me jo më shumë se 2 gola diferencë

Italia mund Irlandën dhe Belgjika mund Suedinë, të dy ndeshjet ndahen në barazim, Italia mund Irlandën dhe Suedia mund Belgjikën me 3 apo më shumë gola diferencë , Italia barazon me Irlandën dhe Suedia mund Belgjikën me 3 apo më shumë gola diferencë.

Nëse fiton me tre gola diferencë ndaj Rumanisë dhe plotësohen 2 apo më shumë skenarë të mëposhtëm:

Rusia dhe Anglia fitojnë me 1 apo më shumë gola diferencë përkatësisht ndaj Uellsit dhe Sllovakisë

Gjermania fiton me 2 apo më shumë gola ndaj Irlandës së Veriut

Republika Çeke dhe Turqia ndahen në barazim ose Turqia fiton me jo më shumë se 3 gola diferencë

Italia mund Irlandën dhe Belgjika mund Suedinë, të dy ndeshjet ndahen në barazim, Italia mund Irlandën dhe Suedia mund Belgjikën me jo më shumë se 2 gola diferencë, Italia barazon me Irlandën dhe Suedia mund Belgjikën me 2 apo më shumë gola diferencë.

Për t'u përditësuar pas ndeshjeve në Grupin F



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama