Ja dyfeku i Ali Pashe Tepelenes

Ja dyfeku i Ali Pashe Tepelenes

Ky është Foti Rapakusi i cili dhuroj dyfekun e Ali Pashait, të prodhuar më 1804. Siç vërehet dyfeku ka të shënuar emrin e Ali Pasha me disa gërma interesante greke dhe latine të vjetra. Ku shkronja S nuk është në greqisht Σ, por në latinishte të vjetër C.

 

Publikohen foto të dyfekut të Ali Pashë Tepelenës. Ato janë postuar në Facebook nga historiani dhe publicisti Arben Llalla, që tregon se ai ndodhet tashmë në Muzeun e ishullit të Liqenit të Janinës.

"Dyfeku i Ali Pashës, është vendosur në Muzeun e ishullit të Liqenit të Janinës që më 15 Shtator 2015, dhe dhuruesi i tij është Foti Rapakusi. Ka dyshime se këtë armë mund tja ketë dhënë Konsulli Anglez pasi Ali Pashai mposhti Sulin. Ali Pasha kishte qejfë që ti bënin dhurata diplomatët e huaj që shërbenin në Janinë", shkruan në Facebook historiani Arben Llalla, përcjell Portali Albeu.

Mendohet që ky dyfek të jetë prodhuar në vitin 1804 dhe mbi të nuk ka shkronja greke, por latine.

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama