Përfituesit
Studimet part-time iu vijë në ndihmë sidomos studentëve të cilët nuk do të shpallen fitues në universitet në sistemin e ditës. Kësisoj ata kanë edhe një mundësi të dytë, atë të aplikimit në studimet part-time. Për vitin e ri akademik 2010-2011 në total janë propozuar 1350 kuota për studimet part-time për Universitetin e Tiranës, këto për degët më të kërkuara të sistemit më kohë të pjesshme si Drejtësi, Histori apo Infermieri.
Kuotat
Numrin më të lartë të kuotave e zë Fakulteti Histori-Filologji me 750 kuota, pas tij renditet Fakulteti i Infermierisë me 345 kuota dhe më pas Fakulteti i Drejtësisë me 200 kuota. Edhe sivjet, avantazhi për kandidatët që do të aplikojnë për sistemin part-time, është se ata nuk do të jenë të detyruar të japin provimet me zgjedhje. Pra ata mund të aplikojnë me dëftesën e shkollës së mesme dhe mund të kualifikohen. Ndërsa në degët me të kërkuara siç është Juridiku përzgjedhja do të bëhet në bazë të mesatares së gjimnazit. Për studimet me kohë të pjesshme mund të aplikojnë si para maturantët ashtu edhe kandidatët që kanë mundur të marrin dy provimet me detyrim, edhe në rastin se ata kanë rezultuar mbetës në provimet me zgjedhje.
Dokumentet
Dokumentet e nevojshme të pranimit që detajohen me udhëzimin përkatës të ministrit të Arsimit janë: diploma e shkollës së mesme; certifikatë personale me fotografi; 2 fotografi dhe mandati i arkëtimit të tarifës së regjistrimit. Në qoftë se kandidati fitues nuk ka dëftesë pjekurie origjinale, duhet të paraqesë dublikate të dëftesës së pjekurisë, të lëshuar nga drejtoria e shkollës së mesme dhe të vërtetuar në Drejtorinë Arsimore Rajonale/ Zyra Arsimore përkatëse. Rast i veçantë janë kandidatët që do të regjistrohen në programet e studimit të ciklit të parë me kohë të pjesshme në Akademinë e Edukimit Fizik e Sporteve në Tiranë. Përveç dokumentacionit, ata duhet t'u nënshtrohen konkurseve të pranimit, të vendosura nga ky institucion për pranimet në studimet e ciklit të parë me kohë të pjesshme, të përcaktuara dhe të bëra publike paraprakisht. Sipas të dhënave, kriter për pranimin e studentëve do të jetë vetëm pasja e diplomës së shkollës së mesme. Në rast se do të ketë më shumë aplikime sesa është kuota e regjistrimit, atëherë do të jetë nota mesatare e shkollës së mesme, kriteri vendimtar që do të përcaktojë fituesit.
Kushtet
Në fazën e pranimeve në sistemin part-time, nuk do të pranohen kandidatë, të cilët vazhdojnë njëkohësisht degë tjetër studimi, duke kërkuar kështu të shmanget precedenti i viteve të kaluara. Ky rregull do të vlejë edhe për kandidatët që do të regjistrohen në programet e studimit të ciklit të parë me kohë të pjesshme, në një program të dytë studimi, të cilët përveç dokumenteve të përcaktuara, do të dorëzojnë në sekretaritë mësimore edhe diplomën e lëshuar nga një institucion i arsimit të lartë (ose fotokopje të saj të noterizuar), ose diplomë tjetër studimi të fituar jashtë vendit, të vlerësuar të barasvlershme me të.
Sistemi i ditës
Ndërkohë në total universitetet pritet të pranojnë këtë vit akademik 23 mijë e 534 studentë në 180 degë. Numri i kuotave në Universitetin e Tiranës, për sistemin me kohë të plotë tashmë është miratuar nga qeveria për afro 5940 kuota gjithsej, pa llogaritur këtu edhe 2170 kuota në Universitetin Politeknik dhe 1570 në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Vihet re këtë vit një rritje e numrit të kuotave në Drejtësi e cila pranon këtë vit 500 fitues. Më pas renditen degë të Ekonomikut si Administrim-biznes apo Financë-kontabilitet me nga 410 vende secili, gjithashtu dega e Informatikës do të këtë 300 pranime. Ndërkohë që degë të tilla si Mjekësia e përgjithshme apo Stomatologjia do të pranojnë më pak studentë këtë vit përkatësisht 220 për Mjekësinë dhe 120 për Stomatologjinë. Fituesit e sistemit të ditës do të shpallen përfundimisht më 15 shtator (pas një jave).
Rrethet
Ndërsa për sa i përket rretheve Universiteti i Elbasanit do të pranojë 2090 studentë, Universiteti i Gjirokastrës ka miratuar 1630 vende, Universiteti i Korçës do të pranojë këtë vit 1580 studentë të rinj, Universiteti i Shkodrës do të pranojë 2015 të rinj, Vlora miraton këtë vit 2750 kuota, dhe Durrësi do të pranojë këtë vit 1600 studentë. Ndërkohë për Akademinë e Arteve janë miratuar 200 kuota dhe në Akademinë e Sporteve 180 vende të lira.
Dokumentet
1-Dëftesë pjekurie e shkollës së mesme
ose diplomë tjetër studimi e fituar jashtë vendit,
e vlerësuar si e baras vlefshme me të
2-Dokument identifikimi
(certifikatë lindje me fotografi ose pasaportë).
Në dosje të mbahet certifikata e lindjes
me fotografi ose fotokopja e pasaportës
3- 2 fotografi
4-Mandat arkëtimi i tarifës së regjistrimit
prej 1.500 lekësh
KUOTAT PËR PART-TIME
Drejtësi 200 kuota
Fakulteti Histori-Filologji 750 kuota
Gjuhë-Letërsi 250 kuota
Histori 250 kuota
Gjeografi 250 kuota
Fakulteti i Infermierisë 345 kuota
Infermieri 200 kuota
Mami 30 kuota
Teknnik Laboratori 40 kuota
Fizioterapi 35 kuota
Imazheri 40 kuota
Degët e hapura
Fakulteti i Shkencave të Natyrës
Biologji