Ja femrat e politikes qe kane pozuar nudo

Ja femrat e politikes qe kane pozuar nudo
Te fresketa prej suksesit ne zgjedhjet parlamentare, nje grupe politikanesh ceke kane pozuar per nje kalendar per te theksuar rritjen e pranise se femrave ne politiken ceke. Anetaret e partise se Çeshtjeve Publike do te shfaqen ne kalendarin e vitit 2011, i cili ka ne fokus bamiresine. Aty ato shfaqen duke pozuar ne veshje provokative. Kalendari vjen pasi nje rekord femrash prej 44 depuetesh u zgjodh ne parlamentin evropian. Lenka andrysova, e cila shfaqet ne nje fustan te holle e ulur ne nje dollap ne faqen e shtatorit te kalendarit u shprej: “Ne duam te terheqim vemendjen per faktin se kemi femra ne politike”.

Marketa Reedova, kandidate e Çeshtjeve Publike per kryebashkiake e Prages shfaqet ne nje karrige gjysem e zhveshur dhe shprehet: “Influenca politike e femrave po rritet. Pse te mos tregojme se jemi jemi femra qe nuk kemi frike te jemi seksi? Çeket jane njerez mendjehapur”. Zgjedhjet ne maj per here te pare shenuan rolin e nje gruaje ne ate te kryetare se parlamentit, Miroslva Nemcova. Kjo nuk eshte hera e pare qe femrat politikane zhvishen per te pozuar. Femrat seksi ne politiken boterore jane te pranishme prej disa kohesh. Maria Carfagna eshte nje politikane italiane, e cila aktualisht eshte ministre per Shanset e Barabarta. Ajo ka qene me pare modele dhe prezantuese televizive dhe eshte pershkruar si “ministrja me e bukur ne bote” dhe cilesohet si “Mara la bella” (E bukura Mara). Para disa kohesh u perfol se ajo dhe kryeministri Berlusconi kishin nje marredhenie sekrete. eshte i njohur fakti se ai ka thene, “Nese s’do isha i martuar do isha martuar me te njehere”.

Fraze kjo qe detyroi bashkeshorten e tij, Veronica t’i shkruante nje leter publike ne mediat e shkruara ku kerkonte nga ai falje publik. Ruby Dhalla eshte nje politikane kanadeze 34-vjeçare me origjine indiane, e cila eshte klasifikuar si nje nder politikanet me seksi te botes. Ajo eshte anetare e partise Liberale, nje parti e fuqishme kjo ne politiken kanadeze. Ajo eshte diplomuar ne Biokimi ne vitin 1995. Dhalla, gjithashtu ka marre pjese ne disa filma indiane. Thuhet se ajo ka interpretuar ne rolin kryesor te filmit “Kyon? Kis Liye?”, nje film ne gjuhen hindu i xhiruar ne Ontario. Ajo ka dale e dyte ne konkursin Mis India te zhvilluar ne Kanada ne vitin 1993. Dhalla ka mohuar te kete marre pjese ne ndonje film dhe ne vitin 2009 u shpreh se imazhet e saj ne posterat e filmin ishin montuar per te shfrytezuar statusin e saj politik.

Politikanet qe jane zhveshur

Mara Carfagna, Itali

Silvio Berlusconi e emeroi Mara Carfagna-n si ministren e Shanseves te Barabarta ne qeverine e 2008-es. Ish-modelja dhe mbreteresha e bukurise u fut ne politike pas nje karriere ne televizion. Fotot e saj gjysem nudo mund te gjenden ne internet, mjafton te klikohet emri i saj.

Vladimir Putin, Rusi

“12 gjendjet e Putin” pershkruheshin ne nje kalendar ne vitin 2004. Qe atehere zyrtaret kane publikuar foto te Putin duke peshkuar ose kaleruar dhe i zhveshur ne Siberi, bashke me nje sere fotosh te tjera ne vitin 2009.

Caroline Flint, Britani e Madhe

Ish-ministrja e Punes, e cila u ankua se Gordoen Broen i trajtonte femrat si pastruese xhamash, pozoi ne nje karrige e veshur me nje fustan te kuq mendafshi per nje reviste ne vitin 2009, duke nxjerre ne pah anen e saj femerore.

Anna-Maria Galojan, Estoni

26-vjeçarja drejton Levizjen Evropiane Estone. Ajo eshte votuar si nje nga njerezit me te rendesishem ne Estoni, por gjithashtu eshte akuzuar se ka mbledhur fonde per t’i shpenzuar ne produkte bukurie. Pergjigja e saj? Pozimi nudo per nje revisten “Playboy”.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama