Në pjesëmarrjen e parë në parlament pas arrestimit për akuzat ndaj Ilir Metës, Tom Doshi është përplasur me disa deputetë. Ai ua ka bërë të qartë se nuk u ka harruar qëndrimin që kanë patur ndaj tij gjatë kësaj kohe. Por përplasjen më të fortë Doshi e pati me deputetin e Lushnjes, Erion Braçen.
“Përse s’flet ti or l*gen” mësohet t’i ketë thënë Doshi, Braçes, i cili nuk ka guxuar t’i përgjigjet dhe është ulur në vendin e tij pa bërë zë.