Ja fotoja qe mund te shpetoje Assange themelues i Wikileaks-it

Ja fotoja qe mund te shpetoje Assange, themelues i Wikileaks-it
Duket si një imazh i zakonshëm: një grup miqsh që buzëqeshin ndërsa pozojnë sëbashku. Por në fakt, kjo fotografi është shpresa e, Julian Assange, për të pastruar emrin e tij. Femra që ndodhet në të majtë është mbuluar për shkaqe ligjore. Por, është pikërisht ajo, e cila do ti raportonte policisë se 48 orë përpara realizimit të kësaj fotoje, themeluesi i rrjetit Wikileaks e kishte dhunuar seksualisht në apartamentin e saj. Aktualisht Assange është izoluar në ambasadën e Ekuadorit në Londër, avokatët e tij argumentojnë se fotografia tregon qarte se dëshmia e 33 vjeçares nuk qëndron.

Në dy ditët pas sulmit të pretenduar, Assange dhe gruaja A siç është identifikuar, kanë qenë pjesë e një konference dhe dy festave në darkë ku nuk janë ndarë asnjë moment nga njëri tjetri. Madje në njërën prej festave femra ka postuar një status në rrjetin social Facebook, duke deklaruar se ndodhet bashkë me njerëzit më të këndshëm në botë. Fotografia është realizuar në 15 gusht 2010 në restorant Glenfiddich në Stokholm. Britanikja “Daily Mail” mësoi se vetëm disa orë pas sulmit të pretenduar, gruaja A dhe Assange shkuan në një konferencë të partisë socialdemokrate. Sipas të dhënave të policisë rezulton se pikërisht atje Assange takoi gruan B e cila gjithashtu do ta akuzonte për përdhunim. Avokatët e dy femrave të pyetur për këtë foto deklaruan se do të pranojnë ta komentojnë atë vetëm në gjyq.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama