Duke kaluar te futbolli, qe eshte edhe sporti me i pelqyer ne bote, nje skuader qe urrehet shume eshte edhe skuadra e drejtuar nga Ser Aleks Ferguson, e cila ka shume fansa kunder dhe qe nuk e pelqejne. Shkaku kryesor qe te kene neveri ndaj “Djajve te Kuq”, eshte edhe suksesi i madh qe kjo skuader ka pasur. Nen drejtimin e Aleks Ferguson kjo skuader ka arritur qe te fitoje 11 tituj te Premierliges nga 18 duke udhehequr kampionatin qe nga fillimi e deri ne perfundim te tij. Nje tjeter arsye qe ben ta urrejne eshte se Manchester United gjithmone e kane konsideruar nje ekip me shume fat, dhe shembuj ilustrues per te eshte finalja Champions League e fituar ndaj Bajernit te Mynihut. Gjithashtu nje skuader tjeter futbolli qe eshte urryer eshte edhe Leeds United i viteve ’60.
Ata perdornin çdo gje te mundshme, si presion fizik, ashtu edhe ate psikologjik mbi kundershtarin, dhe keto ne ate kohe ishin te etiketuara si “dirty Leeds” ose Leedsi i piste. Mbrojtesi me i neveritshme i tyre ishte Norman qe therritej me pseudonimin “thyesi i kembeve”, ose “gjahtari i kembeve”, i cili perfshihej rregullisht ne ndonje nderhyrje te ashper ndaj kundershtarit. Por nje skuader tjeter qe konsiderohet si nje ekip qe nuk pelqehet eshte edhe skuadra kampione e botes be fuqi, Italia.
Te kaltrit jane nje skuader me suksese te padiskutueshme, por ajo qe i ben ata antipatike eshte menyra se si ata i kane arritur sukseset. Ata ishin nje ekip qe kishin nje stil te tyre te luajturit, duke u mbrojtur gjithmone me shume forca, por kjo nuk ishte aspak terheqese per publikun, te cilet duke pare qe ata arrin te fitonin me nje loje te dobet, filluar qe ta kishin inat. Nje tjeter skuader e urryer ka qene edhe skuadra Argjentine, Estudiantes, e cila bente nje loje te ashper dhe kulmi i saj ishte ne vitin 1969 ne nje ndeshje kunder Milanit, ku pas takimit kjo skuader perfundoi ne burg me urdher te vete presidentit te vendit.
Saracens do te luan kete fundjave ne Leicester per “kuroren“ e kampiones ne Guinness Premiership. Shume tifoze neutrale mund ta mund te jene kunder tyre, duke pasur parasysh “gjakun” e keq qe kane pasur me perpara, dhe tani nuk jane me nje skuader e pelqyer pershkak te Sarries perpara tyre. Por ata qe e duan me shume kete skuader jane vetem tifozet e tyre. Referuar anti-Saracens, kjo skuader regbie, nuk eshte e pelqyer duke iu referuar tre parimeve qe kjo skuader ndjek, dhe keto e bejne kete antipatike: Tradita nuk qendron me te ky ekip, skuadrat angleze nuk mund te kene kaq shume afrikano-jugore dhe keta jane gjera qe bejne nje reklame te keqe. Pas ketyre akuzave, u eshte pergjigjur Eduard Grifits, i cili eshte shef ekzekutiv i Saracens, i cili kundersulmoi kunder atyre, qe nuk deshironin qe ta shikonin kete sport si nje sport profesional dhe modern, dhe gjithashtu iu drejtuar Federates se Regbise qe ta shikonin kete sport si te tille, dhe gjithashtu te kishin te drejten qe te hapnin nje shkolle rurale per kete sport. Ky klub eshte i mbushur me afrikano-jugore, te cilat jane ne role kuçe te ketij ekipi, duke filluar qe nga drejtori i cili eshte nga Afrika, e deri te lojtaret, duke ndertuar nje skuader kompakte dhe mjaft te forte, te cilet kane arritur deri ne finale te kampionatit. Saracens eshte nje skuader mjaft e modernizuar dhe me tradite persa i perket menyres se lojes, gjithashtu kane edhe nje stil konservator te lojes, qe eshte mjaft produktive, dhe mbase sukseset e tyre i bejne qe t’i urrejne edhe me shume.
Ne arenen e futbollit, skuadra me e urryer ende ne bote eshte Manchester United, edhe pse Chelsea, ne kohen qe drejtohej nga Hoze Murinjo, iu afrua shume. Shkaku kryesor qe te kene neveri ndaj “Djajve te Kuq”, eshte edhe suksesi i madh qe kjo skuader ka pasur. Nen drejtimin e Aleks Ferguson kjo skuader ka arritur qe te fitoje 11 tituj te Premierliges nga 18 duke udhehequr kampionatin qe nga fillimi e deri ne perfundim te tij. Por kjo ka qene menyra e suksesit te tyre, gjithashtu ata kane arritur edhe shume suksese te tjera. Manchester United gjithmone eshte konsideruar nje ekip me mjaft fat, per shkak te arritjes se objektivave, ose shenimit ne minutat e fundit, dhe kjo konsiderohet si fat, dhe rasti me i mire per ta konfirmuar kete, sipas atyre qe nuk e pelqejne kete skuader eshte shembulli i fitimit te Liges se Kampioneve ne finale kunder Bajernit te Mynihur, kur Gjermanet ishin duke udhehequr takimin 1-0 deri ne minutat e fundit te ndeshjes, ne çastet e fundit te saj skuadra e Ferguson permbys gjithçka duke fituar 2-1. Shume kundershtare te tyre, e kane quajtur kete skuader si “gjuetaret e fames”. “Djajte e Kuq” shuhen si nje skuader qe tifozet jane bere me ta vetem per arsyen se jane fitues, ose se jane fansa te Rajan Gigs, apo te lojtareve te tjere, duke bere tifo per individet dhe jo per skuadren si emer. Dhe ajo qe qendron me shume si alibi ndaj United eshte se ata perdorin gjithmone faktorin fushe per te mundur kundershtaret, dhe i konsiderojne si te “pa afte” qe ta zgjedhin ndeshjen jashte, por vetem ne “Old Traford”.
Ne te Ameriken nese eshte nje skuader qe urrehet me shume ajo eshte skuadra e Dallas Cowboys, persa i perket futbollit amerikan. Dhe arsyeja kryesore se perse ndodh nje gje e tille, eshte se ata e kane quajtur veten si “Ekipi Amerikan”, dhe kete e perdorin pas asnje lloj modestia, dhe kjo bene qe njerezi te kene antipati per kete skuader. Ekipi nga Teksasi eshte me te vertete nje skuader mjaft cilesore, mjaft e forte dhe gjithmone pretendente. Ndersa ne nje ankete te bere nga ESPN, te cilet kane marre mendimet e fansave per skuadren te cilet nuk e pelqenin, Caowboys-at qendronin ne krye te listes, si skuadra me e urryer. Megjithese ata jane skuadra me e suksesshme ne historine e futbollit amerikan NFL, por kjo gjithsesi nuk i ka ndihmuar qe te jene nje skuader qe te kene shume fansa pro tyre, por renditen si skuadra me antipatike.
Nese do te perpilohej nje liste dhe do te pyesni njerezit se ke deshironin, persa i perket Formula 1, ne pamje te pare do te dukej se skuadra e Ferrarit, e cila eshte nje ekipet me te suksesshme ne garat me kater goma, po kjo nuk do te thote se do t’i kete te shumte ata qe e adhurojne. Megjithese edhe kjo skuader ka fansat e saj, por jane me te shumte ata qe nuk e pelqejne kete. Dhe kjo mos pelqim te njerezit i ka fillesat e saj ne kohen qe piloti kryesor i “koke kuqes” u be gjermani Mikael Shumaker, i cili qe ne vitin 1996, filloi te fitonte, dhe dominimi i tij ne kete sport, bashke me skuadren u be mjaft i merzitshem, duke bere qe shume ta urrenin Ferrarin. Perpara se Ferrari te fillonte te fitonte radhazi, kjo makine ishte mjaft e pelqyer, pasi dallohej per prodhimin e makinave te bukura, ishte nje ekip joshes, sepse gjithsesi edhe rezultatet nuk i mungonin, te cilet dukej se ishin ne rrugen e duhur. Por pas ardhjes se Shumakerit filloi dominimi i tij dhe i Ferrarit, keshtu qe gjithçka u be e merzitshme. Piloti gjerman fitoi pese tituj rresht gjate viteve 2000 deri ne 2004, pa llogaritur ata me pas.
Nese do te riktheheshim shume kohe me pare ne futboll, Manchester United nuk ka qene skuadra me e urryer persa i perket lojes me top te rrimbullaket. Ne vitet e hershme ’60 deri ne fund te viteve ’70 ky “titull” ishte per fqinjet e tyre te afert, per Leeds United. Nen drejtimin e trajnerit Don Revie, Leeds kishte arritur qe te mbante nen “gjirin” e tyre lojtaret qe mund te ishin me te miret ne qarkullim. Yje te kalibrit te Piter Lorimer, Xhoni Xhills, Billi Bremer, etj, te cilet ishin te afte te udhehiqnin skuadren. Por nuk ishte kjo arsyeja e vetme qe vetem per sukseset e tyre te urreheshin kaq shume, por ishin edhe taktikat e tyre te pista qe perdornin, per te arritur me çdo kusht fitoren. Ata perdornin çdo gje te mundshme, si presion fizik, ashtu edhe ate psikologjik mbi kundershtarin, dhe keto ne ate kohe ishin te etiketuara si “dirty Leeds” ose Leedsi i piste. Mbrojtesi me i neveritshme i tyre ishte Norman qe therritej me pseudonimin “thyesi i kembeve”, ose “gjahtari i kembeve”, i cili perfshihej rregullisht ne ndonje nderhyrje te ashper ndaj kundershtarit. Skuadra e Leeds, e drejtuar nga Revie arriti te fitoje shume tituj, por ata nuk arriten kurre qe te jene nje skuader e simpatizuar nga shumica dhe t’i shijonin si duhej te gjithe trofete e fituar nga shumica.
Regjistrohet nje viktime, qe konsiderohet se viktima e suksesit te tyre, e skuadren Amerikane te bejsbollit, dhe si pasoje e kesaj jane konsideruar gjeresisht se ekipi me i urryer i kesaj disipline sportive. Pjesa me e madhe e atyre qe e urrejne kete skuader eshte argumenti se ata nuk i fitojne ndershmerish ndeshjet, por ata e blejne suksesin e tyre. Yankees paguajne shuma te medha per pagat e lojtareve te tyre, keshtu qe gjithmone jane akuzuar se kane prishur bukurine e kesaj loje, pasi menyra e pageses se larte, ndikon ne shume drejtime, duke filluar, qe ne shume raste lojtaret jane te detyruar qe te degjojne drejtuesit e tyre, edhe kur e kane gabim, por nje ane tjeter eshte se nuk bejne nje konkurrence te ndershme, pasi duke pasur me shume te ardhura ata akuzohen per blerjen e suksesit. Nderkohe ne raste te sukseseve te tyre, ata gjithmone jane arrogante, dhe asnjehere nuk kane shprehur ndonje fjale per tifozet, dhe kjo arrogance e tyre, por edhe per ata qe thame me lart i ben ata nje skuader jashtezakonisht te urryer nga nje mase e gjere njerezish. Gjithashtu njerezit anti-Yankees thone se sukseset e kane verbuar kete skuader dhe nuk mendojne aspak per publikun.
Nese do te ktheheshim pas ne kohe, ne sportin e regbise, nese do te gjeje nje skuader kombetare ne kete disipline sportive te ishte kaq e urryer, kjo ishte kombetarja e Anglise. Kjo ben qe nese do t’i referohemi topit oval, asnje nga Anglia nuk do ta kishte me shume qejf qe te ishte tifoz i tyre, pavaresisht se anglezet jane fansa te vendit te tyre, por si ndonje vend tjeter qe ka tifoze jashte saj, britaniket nuk e ka nje mbeshtetje te tille, kjo behet fjale per ata qe e ndjekin regbine. Kjo antipatike per anglezet ka lindur ne vitin 2003, kur kjo kombetare eshte konsideruar si mendje madhe dhe mosperfillese, por nje gje e tille, publiket te thjeshte nuk i pelqen aspak. Ne Kampionatin Boteror te atij viti kjo kombetare, kishte sugjeruar qe emrin e tyre ta shkruanin para kohe ne trofeun Ueb Elis, pasi ata ishin shume arrogante dhe besonin se ata ishin me te miret, por mendjemadhesia e tyre kishte bere qe te gjithe te tjeret te ndjenin nje urrejtje per ta, pasi e konsideronin veten superior ndaj te tjereve, megjithese ne vitin 2003 ata arriten qe ta fitojne trofeun e Kampionatit Boteror. Kjo arrogance e tyre filloi pikerisht ne kete vit, dhe ne vitin 2007 ata do te arrinin ne finale por mendjemadhesia e tyre do te bente qe kete radhe te humbisnin dhe mbeshtetja ndaj tyre do te ishte mjaft e ulet.
Nje tjeter ekip kombetar i urryer gjeresisht eshte edhe kombetarja e futbollit te Italise. Skuadra e kalter eshte nje ekip jashtezakonisht i suksesshem, ata jane skuadra qe eshte shpallur kater here Kampione e Botes, duke e fituar kater here kete kompeticion, i cili eshte edhe me i rendesishmi ne nivel nderkombetar. Por pavaresisht suksesit te tyre, menyra qe ata kane arritur qe te triumfojne, dhe teknikat qe kane perdoruar per te qene fitues, gjithmone nuk kane qene terheqese per publikun. Taktika qe perdornin ata ishte ne nje stil tipik te tyre duke qendruar gjithmone ne mbrojtje, dhe rrinin gati per te gjetur momentin qe te kalonin ne avantazh, dhe loja e tyre historikisht ka qene shume merzitese dhe aspak terheqese, pasi ata mbronin me shume forca dhe sulmonin me pak, kjo ka bere qe ata duke arritur suksese ne kete menyre, te jene antipatike ne syte e njerezve, pasi shumica e konsiderojne futbollin nje loje qe sherben edhe per te argetuar, ndersa italianet mendonin vetem per suksesin. Gjithashtu ata shume here jane konsideruar edhe shume dinake, te cilet mund te jene ndihmuar edhe nga faktore te tjere siç jane arbitrat. Gjithashtu kjo skuader urrehet edhe per skandalet qe kane shperthyer kohet e fundit ne kete vend, siç ishte “Calciopoli”. Mbase kjo puna me arbitrat mund ti kete bere edhe me te urryer se sa menyra e lojes se tyre.
Kur bie fjala te basketbolli, dhe permendet emri i skuadres se Los Angeles Lakers, njerezit mund te vrenjten ne fytyre, dhe mund te shprehin nje ndjenje mos pelqimi per te. Qe nga vitet ’80 kjo skuader ne nje dekade arriti qe te fitonte pese tituj radhazi, dhe çdo ndeshje e tyre konsiderohej si nje “showtime”, ose koha e shfaqjes, por me kalimin e kohes kjo gje u be rutine dhe nuk paraqiste aspak interes per njerezit, te cilet filluan qe te mos e pelqejne me aq shume sa ne fillim. Me pas kjo skuader sa me shume qe fitonte fillonte dhe te mbushej me yje te medhenj te basketbollit, te cilet gjithmone e kishim me te lehte te triumfonin ndaj skuadrave qe nuk e kishin fuqine e tyre. Por me pas kjo skuader sikur nuk e kishte me mendjen te loja, por me shume te menyra qe te fitonte me shume, duke bere qe producenti i njohur Xhek Nikolson, te bente me ta menyra shfaqje dhe filma, per te bere me shume shfaqje, i cili e barazonte basketbollin me nje “show”. Ne kete kohe njerezit filluan qe ta urrenin kete skuader, per arsye se ata nuk luanin per ngjyrat e fanelles, por per dike tjeter, te cilit nuk i interesonte sporti, por perdorte basketbollin per te arritur ata qe donte ai, dhe kjo kishte filluar qe te ulte rendimentin e skuadres. Por nuk ishte vetem kjo arsye per ta urryer, por edhe lojtaret qe luanin aty. Per te mos shkuar shume larg ne kohe, nje nga lojtaret me te mire, Kobi Brajan, qe te gjithe e pelqenin, ai kishte filluar qe te etiketohej si shume egoist, Fil Xhekson (si personazh librash), Pet Rili, ishte irritues me floket e tij, te gjithe kane “kontribuar” nga pak per ta bere sa me te urryer si skuader basketbolli.
Le te rikthehemi edhe nje here te futbolli, por kete radhe do te shkojme ne Ameriken Latine, me sakte ne Argjentine. Ku ekipi me i urryer ne kete vend eshte Estudiantes, kjo skuader ne fund te viteve ’60. ndersa ekipi ishte jashtezakonisht i suksesshem ata ishin gjithashtu ne menyre absolute shume brutale dhe te vrazhde. Pseudonimi i tyre ne ate kohe ishte “La Tercera que Mata”, qe do te thoshte “vrasesit e rinj”. Incidenti i tyre me i madh ishte ne ndeshjen e Internacional Cup ne vitin 1969 kunder skuades italiane te Milanit. Kjo ndeshje eshte konsideruar si nje nga ndeshjet me te dhunshme te te gjitha koherave, kjo vertetohet ehe nga fakti se pas ndeshjes, i gjithe ekipi i Estudiantes, u arrestua nga policia pas ndeshjes, me urdher te vete presidentit te Argjentines Huan Karlos Ongania. Mbrojtesi i Estudiantes Agirre Suarez, i cili i theu nje kocke ne fytyre Nestor Kombinit gjithashtu edhe portieri Alberto Poleti u denuan me burg. Keto gjeste, por edhe shume te tjera bene qe kjo skuader e atyre viteve te ishte me e urryera ne Argjentine.