Ja kush e mbylli tregun e ish-uzines Dinamo

Ja kush e mbylli tregun e 'ish-uzines Dinamo'

Erion Veliaj i gënjeu sërish banorët e Tiranës. Ai u tha atyre se tregu i “ish –uzinës Dinamo” u mbyll nga kryebashkiaku Lulzim Basha. Dokumentat zyrtarë tregojnë se kandidati i mazhorancës mashtron. Lapsi.al siguroi vendimin për mbylljen e këtij tregu dhe të atij në rrugën “Hamdi Pepa”. Vendimi është marrë nga grupi Taks – Forcë i ngritur nga prefekti i Tiranës, Sadi Vorpsi. Ai mban firmën e prefektit, të Nënkryetarit të Bashkisë Enno Bozdo, Drejtorit Rajonal të AKU, Taulant Kalo, ish –Drejtorit të Policisë Ardian Çipa, Kryeinspektorit të ISHPMU Edmond Rrushi, Drejtori Rajonal të Shëndetit Publik, Areti Peruka, Drejtorit Rajonal të Tatimeve, Edison Dardha, Drejtoreshës së Agjencisë Rajonale të Mjedisi Sonila Pashai dhe Drejtorit të Policisë Bashkiake, Vullnet Topalli. Ky vendim është marrë më 15.07.2014.  Siç shihet nga shkresat zyrtare, Task Forca është ngritur nga prefekti, përfaqësuesi i qeverisë. Për këtë arsye, tregtarët e ish –uzinës Dinamo kanë protestuar disa herë përpara prefekturës kundër mbylljes së tregut. Këto dokumenta zyrtarë tregojnë se për mbylljen e tregut është vendosur bashkarisht nga disa institucione qeveritare dhe bashkia e Tiranës dhe se Veliaj gënjen hapur kur ia faturon vendimin bashkisë.

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama