Ja kush eshte pengmarresi iranian ne Sidnei

Ja kush eshte pengmarresi iranian ne Sidnei

Haron Monis, të cilit i është dhënë azil politik në Australi, është përshkruar nga ish-avokati i tij si një figurë e izoluar, që ka vepruar vetëm. Pengmarrësi i rreth 35 personave të kafenesë në Sidnei është një mysliman radikal nga Irani, i cili u largua drejt Australisë në vitin 1996.

"9 News" raporton se, Monis fitoi vëmendjen e medieve në të kaluarën gjatë një fushate “urrejtje përmes letrave”, duke protestuar kundër pranisë së trupave australiane në Afganistan.

Ai bashkë me partnerin e tij, Amirah Droudis, shkruanin letra urrejtje për familjet e ushtarëve australianë të vrarë.
Në nëntor të vitit 2009 Monis u paraqit në gjykatë duke pretenduar se ishte aktivist i paqes, por më vonë ai lidhi veten me zinxhirë në ndërtesën e gjykatës, si protestë për akuzat e parashtruara kundër tij.

Monis i shpëtoi burgut, por u dënua me 300 orë shërbim ndaj komunitetit, duke u detyruar për sjellje të mirë gjatë një periudhe 2-vjeçare në shtator të vitit 2013.

Ai u kthye sërish në vëmendjen e policisë në nëntor të viti të kaluar, kur u dyshua si organizuesi i vrasjes së ish-gruas Noleen Pal. Kjo e fundit ishte goditur me thikë dhe ishte trupi i saj i pajetë ishte vendosur në një prej rrugicave të apartamenteve.
Në prill të këtij viti ai ishte akuzuar për ngacmim seksual të shtatë grave, gjatë punës së tij si shërues shpirtëror. Ai pretendonte se ishte ekspert në astrologji, numerologji, meditim dhe magjinë e zezë.

Në tetor, Monis u ngarkua me 40 shkelje të tjera për ngacmime seksuale, që lidheshin me profesionin e tij.
Ai ishte aktualisht në liri me kusht dhe duhej të paraqitej para gjykatës në shkurt të vitit 2015 për sjellje të pahijshme dhe ngacmime seksuale. Më herët këtë muaj Monis njoftoi se është një “rapidi”, person i cili e refuzon autoritetin legjitim islam dhe udhëheqjen, por tani është mysliman.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama