Në një kohë rekord ai, një profesor drejtësie me origjinë nga Selaniku, ia doli të ngjitej në vitet 90-të ndër figurat kryesore të partisë. Më parë ai kishte rënë në sy si një avokat i rafinuar asokohe për rastin e dyshimit për korrupsion të udhëheqësit socialist Andreas Papandreu. Si zëdhënës i qeverisë, ministër i Kulturës apo i Drejtësisë apo thjesht si këshilltari i fuqishëm në prapaskenë, Venizellos imponohej më shumë me vetëdijen pushtetare se me një punë solide prej eksperti.
Marrëdhënie e ngushtë me kishën ortodokse Ligji i tij për shpronësimin e pasurive private të ish- familjes mbretërore entuziazmoi elektoratin socialist, por ndezi një grindje disavjeçare, që në fund çoi në dënimin e Greqisë nga Gjykata Europiane për Drejtat e Njeriut në Strasburg. Edhe si ministër i Kulturës, Venizellos ra në sy: Kur kisha ortodokse në vitin 2003 protestoi kundër një pikture të piktorit belg Thierry de Cordier që vendoste penisin e një burri para një kryqi, ministria e Kulturës e largoi menjëherë këtë vepër nga Athina. Ai deklaroi atëherë më fjalë lapidare: “Arti ka kufizimin e tij tek ligji dhe shija e përgjithshme.” Që nga ajo kohë Venizellos konsiderohet me lidhje të ngushta me kishën ortodokse. Në Korrik 2011 ai si ministër i Financave e siguroi kreun e kishës ortodokse greke Kryepeshkopin Hieronymus se shteti grek ka një “detyrim me kontratë ” me klerikët ortodoksë dhe do të vazhdojë të paguajë kishën greke. Aktualisht kisha i kushton taksapaguesit grek mbi 200 milionë euro në vit.
Heqje nga puna në rast të lajmeve të këqija
Shumica e grekëve mendojnë se politikani 55 vjeçar ka bërë figurë të mirë si ministër Financash. Ata mendojnë se detyrat që ka pasur ai përpara kanë qenë të pamundura. Kur në Shtator 2011, ekspertë të pavarur të Parlamentit athinas në një raport bënë të ditur se deficiti buxhetor grek në vitin 2011 është gati nëntë për qind, që do të thoshte shumë më i lartë se parashikimet, Venizellos sipas raporteve kërkonte të hiqeshin nga puna persona të caktuar. Tani dihet se ekspertët kanë pasur të drejtë. Por vendin e punës askush nuk ua ktheu.