Ja kush jane 10 kafshet me te vogla ne bote

Ja kush jane 10 kafshet me te vogla ne bote
Ne diten e fundit te 2010-es, nje lope miniature Panda ka lindur ne nje ferme ne Kolorado, produkt i nje shumimi per te krijuar nje prej 24 lopeve te njohura me ngjyrosje panda. Revista “TIME” hedh nje veshtrim ne kafshet e tjera ne forme miniature, duke publikuar 10 kafshet me te vogla ne bote

Lopët panda

Arushat e adhurueshëm kinezë nuk janë të njohur si frekuentues të shpeshtë të maleve Rocky, por një fermer në Kolorado dha kohët e fundit një viç miniaturë panda. Kafsha e quajtur me emrin Ben, ka rrathë të zinj rreth syve dhe një bark të bardhë. Ai është vetëm një nga disa dhjetëra lopë të vogla me ngjyrë panda në botë, dhe pronari Chris Jessen shpreson ta shesë atë për koleksion të ndonjë kopshti zoologjik rreth $ 30,000. Disa dekada më parë, shkencëtarët studiuan se varianti miniaturë i lopëve përbën një rrezik gjenetik vdekjeprurës për to. Por në ditët e sotme kafshët janë edukuar si risi edhe varianti miniaturë bën që edhe kafshë të tilla si demi të mbahen si kafshë shtëpiake.

Dhelprat Fenek

Kjo dhelpër e vogël fantastike, është banore shkretëtire, peshon rreth 1,4 kg dhe është e gjatë 30cm, pa llogaritur veshët e saj unike gjigante, që mund të jenë të gjata sa gjysma e trupit. Veshët e saj të mëdhenj i lëshojnë nxehtësi trupit dhe e ndihmojnë atë të mbajë ftohtë midis dunave të Saharasë dhe gjetkë në Afrikën e Veriut. Disa gjuetarë e kërkojnë këtë lloj dhelpre për leshin e saj, ndërsa të tjerët e duan për ta shitur në tregun e kafshëve.

Derrkucë të vegjël

A keni menduar ndonjëherë të mbani një derrkuc në shtëpi po për shkak të peshës së tij nuk mundeni? E pra, këto derrkucë të vegjël janë për ju është për ju. Derrkucët e vegjël dhe të adhurueshëm peshojnë më pak se një gjysmë kile dhe pasi të rritën mund të arrijnë diku midis 18 apo 30 kilogramë. Ata nuk kanë nevojë për strehim dhe janë të trajnuar për të ndenjur në një kuti të vogël.

Tarsier filipinas

Tarsiers janë primatë të vegjël me sy të mëdhenj të fryrë. Lëvizin lart e poshtë nëpër degë, kanë duart me membrana. Ata kanë sy më të mëdhenj se çdo gjitar tjetër. Mund ta kthejnë qafën deri në 180 gradë, mund të palosin veshët. Fshihen nëpër pemë.

Zog gumëzhitës

Ky lloj zogu fluturues mund të jetë i njohur për krahët e tij fluturues, porse familja e shpendëve që e përmban është më e vogla në botë. Ky shpend gjendet në Kubë, masa rreth 2 gramë dhe gjatësia 5cm, pa llogaritur bishtin.
Mund të bëjë 50-80 hapje të krahëve në sekondë.

Kujt e vegjël

Kuajt e vegjël kanë qenë të përhershëm në tokë për miliona vjet. Një nga paraardhësit më të vjetër e të njohur të kalit modern, ishte 30 cm i lartë dhe u varros mes faraonëve egjiptianë. Në vitet 1800, kuajt miniaturë janë importuar për të punuar në minierat amerikane të qymyrit. Mund të blihen me 1000 dollarë.

Dhitë xhuxhe

Një eksport afrikan ka ekspozuar fillimisht në kopshte zoologjike, dhitë xhuxhe që përdorën edhe për qumështin dhe mishin përveçse të mbahen si një kafshë. Pronarët i përshkruajnë këto dhi si të ashpra. Shoqata Kombëtare që përfaqëson këtë lloj kafshe ka kërkesa të rrepta për regjistrimin e tyre. Kjo kafshë mund të jetë më e shkurtër se 60 cm dhe me ngjyra të ndryshme.

Krokodili xhuxh

Kjo mund të duket si një version paksa i zbutur i një krokodili, por është po aq i egër. Ky lloj krokodili ka gjatësi nga 1,2 m deri në 1.4 m. Ata janë gjetur në, lumenj në Amerikën e Jugut, dhe nganjëherë jetojnë edhe në ujëvara dhe pragje. Edhe me madhësinë e saj të vogël, një kaiman xhuxh ha zogj,peshq, zvarranikë të tjerë dhe madje disa gjitarë të vegjël.

Majmun xhuxh

Majmuni xhuxh është një nga racat më të vogla të majmunit në botë. Rriten vetëm me një peshë që është 110 ose 140 g dhe me një gjatësi 15 cm. Ata jetojnë në pyllin me reshje shiu të Amazonës, ku ata rrinë nëpër pemë dhe hanë insejte. Majmuni xhuxh ka dhëmbë të mprehtë dhe me thonj dhe janë relativisht të gatshëm për të mësuar. Ata janë gjithashtu të preferuar në tregtinë ekzotike të kafshëve të vogla.

Gjarpri super i hollë

Në fillim, ai duket vetëm si një krimb. Por kur ju afroheni më afër,ai përdridhet si një gjarpër. Është zbuluar nën një shkëmb në vitin 2006 në Barbados. Ky gjarpër është aq i hollë sa spageti dhe më i vogël se 3100 llojet e tjera të njohura të gjarpërinjve. Hulumtuesit besojnë se është gjarpri ,më i vogël që mund të ekzistojë.


 

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama