Ja kush jane 10 ndeshjet derbi me te ashpra ne bote

Ja kush jane 10 ndeshjet derbi me te ashpra ne bote
Futbolli është një lojë e bukur dhe që në shpikjen e tij, synimi ka qenë që të argëtojë njerëzit. Por me kalimin e kohës, ky sport filloi të bëhej edhe më popullor dhe çdo skuadër ka mbështetësit e saj. Kështu që nga një lojë e bukur edhe arkëtuese, në disa raste është kthyer në një çështje për jetë a vdekje ndërmjet klubeve dhe mbështetësve të tyre. Përsa i përket mbështetësve, nuk ka rëndësi formomi i tyre kulturor, profesional, apo vendi nga vjen, e rëndësishme është që jetë gjithmonë në mbështetje të skuadrës dhe të lojtarëve të tyre, sidomos në ndeshje kundër rivalëve më të egër.

Në shumë raste përfundojnë në përleshje masive përballje të zjarrta mes dy skuadrave që janë në “hasmëri” me njëra-tjetrën, dhe kjo armiqësi mund të jetë krijuar për një motiv fare pa vlerë, por që përfundon duke e urryer përjetë. Një gabim ose një moment magjik mund të krijojë historinë por nga ana tjetër mund të rezultojë një betejë e përjetshme, një luftë apo përplasje dhe trazira. Më poshtë do të paraqesim 10 derbet më të nxehta të planetit dhe që janë konsideruar si më të rëndësishmet në botën e futbollit. Duke filluar nga Brazili me Korinthians-Palmeiras, Nacional-Penarol, Fenerbahçe-Gallatasarai, Inter-Milan, Liverpool-Mançester Junajtid, Inter-Juventus, Boka Xhuniors-River Plejt, Sëlltik-Reinxhers, Lacio-Roma dhe duke përfunduar në Spanjë me “El Clasico” Real Madrid-Barcelona.

10. Corinthians vs Palmeiras

Derbi Paulista, është emri që njihet tradicionalisht kjo përballje ndërmjet klubeve të futbollit të Sao Paolos, Sport Club Corinthians Paulista dhe Sociedade Esportiva Palmeiras. Rivaliteti ndërmjet tyre edhe sot e kësaj dite është ende aktiv, dhe sa herë që këto dy skuadra do të ndeshen me njëra tjetrën, gjithmonë tensionet janë të larta, dhe kjo përballje klasifikohet si një nga dhjetë derbet më të nxehta. Derbin Paulista do ta gjesh gjithmonë në Brazil, në të gjithë kompeticionet, pasi gjithmonë përballen, në Campeonato Paulista, Torneio Rio-Sao Paulo, Campeonato Brasileiro, por edhe jashtë Brazilit në turnetë ndërkombëtarë, në Kupën Libertadore të Amerikës. Nuk mund të gjesh një klasike që të ndeshen kaq shumë me njëra tjetrën. Një rivalitet i jashtëzakonshëm ky në Sao Paolo, ku sa herë që këto skuadra ndeshen me njëra tjetrën tërheqin vëmendjen e shumë njerëzve. Madje për sfidat mes tyre janë shkruar edhe libra e janë bërë filma, duke përfshirë si një version të Rome dhe Zhulietës ku Palmeiras dhe Corinthians janë në rolin e Montagues dhe Capulets.

9. Nacional vs Penarol

Derbi uruguaian, një derbi klasik i futbollit që ka filluar që në shekullin e 19-të. Nacional-Penarol është një “Clasico” e Uruguait, dhe atmosfera është gjithmonë e nxehtë sa herë takohet këto dy skuadra të Motevideos. Të dy këto ekipe ka një histori të lavdishme në të kaluarën dhe janë skuadra mjaft të respektuara në Amerikën e Jugut, por edhe me gjerë, ku kanë kontribuar në rritjen e nivelit të futbollit nga kato anë, pavarësisht nga mungesa në arën ndërkombëtare në vitet e fundit. Të dyja së bashku këto skuadra kanë marrë 8 Kupa Libertadore dhe 6 Kupa Ndërkombëtare.

 Një nga ndeshjet e tyre më të nxehta regjistrohet më 14 prill 1990, një ndeshjet e cila përfundoi në barazim 0-0, por ajo që spikat është regjistrimi i 22 kartonëve të kuq, 11 për çdo skuadër. Për Nacionalin dolën me të kuqe 9 lojtarë në fushë dhe dy nga pankinë. Ndërsa ndeshja përfundoi në minutën e 85’ pasi mbetën më pak se 7 lojtarë në fushë, dhe rregullorja nuk e lejonte që loja të vazhdonte. Një tjetër ndeshje për t’u kujtuar është ajo e datës 26 nëntor të vitit 2000, e përfunduar 1-1. një sfidë e përfunduar në një betejë të vërtetë boksi dhe karateje. Nga kjo kasaphanë 9 lojtarëve iu deshën të kalonin një muaj në burg, së bashku me ta edhe një trajner. Ndërsa dy herë të tjera ky derbi është luajtur jashtë Uruguait, në La Plata të Argjentinës dhe La Coruna të Spanjës, si pasojë e frikës së një përplasje tjetër mes lojtarëve dhe tifozëve.

8. Fenerbahce vs Galatasaray

Fenerbahce-Galatasaray, janë dy skuadrat më të suksesshme në Turqi dhe është dueli dhe rivaliteti më i madh i futbollit turk. Është një derbi lokal, ashtu sikurse mund të ketë edhe derbe të tjera të në Turqi. Por ky rivalitet mes tyre ka filluar rreth 100 vjet më parë dhe ka një shekull që ekziston. Shpesh kjo sfidë ka përfunduar me bilance të hidhura, ku tradicionalisht kas pasur të lënduar, por edhe viktima, dhe gjithmonë ka pasur sulme kundër njëra-tjetrës.

Të dy këto skuadra konkurrojnë me njëra-tjetrën, për titullin e kampionatit në Turqi, për kupën e ligës, por edhe jashtë Turqisë, ku gjithmonë kërkojnë që rivali të mos arrijë suksese më të mëdha. Por rivaliteti ndemjet këtyre dy klubeve shkon përtej futbollit, pasi ekziston edhe në volejboll, atletikë, kanotazh, basketboll, etj. Galatasaray është një skuadër pak më e suksesshme se Fenerbahce, pasi ka arritur të fitojë 68 tituj kundrejt 66 të Fenerbahce, por kjo e fundit është më e suksesshme në ndeshjet kokë më kokë. por Galatasaray krenohet me fitoren e Kupës Uefa dhe Superkupën e Evropës në vitin 2000, e vetmja skuadër turke që ka fituar në Evropë së afërmi.

7. Inter vs Milan

Është derbi “della Madonnina”, siç njihet ndryshe, ose derbi i Milanos. Kjo është një nga derbet më të ndezura lokale, në Itali, së bashku me Roma-Lazio dhe juventus-Torino. Por është konsideruar si një  nga derbet më i ashpër dhe më të mëdha ndërqytetës në Serinë A, saqë një gjyqtar vetëm një herë mund ta drejtojë një ndeshje të tillë. Është gjithmonë një garë e nxehtë dhe e hapur ndërmjet tyre, si në Serinë A, në Kupën e Italisë, por edhe në Uefa Champions League. Ky është derbi i vetëm në Evropë, i cili luhet ndërmjet dy skuadrave të cilët kanë diskutuar ndërmjet tyre Champions League, por që e kanë fituar të dyja atë, gjithashtu janë shpallur edhe Kampionë Bote për klube. “Derby della Madonnina”, është venë, pasi në qendër të Milanos qëndron statuja e virgjëreshës Mari dhe këtë vend e quajnë “Madonnina”. Por rivaliteti mes këtyre dy skuadrave gjithmonë ka qenë i ashpër dhe gjithmonë ka tensione të prag të takimeve mes tyre.

6. Liverpool vs Manchester United

Historia mes Liverpoolit dhe Manchester United është një nga historitë më rivalizuese në botën e futbollit. Që zakonisht i është venë epiteti i ndeshjeve veri-perëndim, ose derbi veri-perëndimit. Të dy klubet vijnë nga veri-perëndimi i Anglisë dhe të dy janë dy skuadrat më të suksesshme në Britani. Dhe të dyja së bashku kanë arritur që të fitojnë 115 tituj të grumbulluar. Në sezonin 2008-2009, Manchester United fitoi titullin e Premierligës dhe arriti të barazoi “The Resd”. Të dyja skuadrat kanë nga 18 tituj të Premeirligës. Por sukseset e Liverpool në Angli nuk kanë qenë aq të shumta pas vitit 1992. Ndërsa Manchester United, me fitoren e Kupës së Lugës në vitin 2010, ka vendosur një rekord të ri për futbollin anglez, me 33 medalje të tilla të fituara, duke lëvizur përpara “Merseysiders”. Rivaliteti i tyre në fushë ka sjellë trofe të shumtë për të dyja skuadrat, të cilat janë ndër më të suksesshmet në botë. Por rivaliteti mes tyre nuk ekziston vetëm ndërmjet klubeve, por edhe mes lojtarëve.

5. Inter vs Juventus

Emri “Derby d’Italia”, derbi i Italisë është vendosur në vitin 1967 nga gazetari i njohur sportiv italian Gianno Brera. Ky duel është gjithmonë i flaktë sa herë që Interi i Milanos ndeshjet me Juventusin e Torinos. Emri Inter është vënë si simbol i një skuadre ndërkombëtare ndërsa Juventusi është një skuadër që ka fituar më shumë në Itali. Përballja ndërmjet tyre është me mjaft tension, edhe pse të dyja skuadrat nuk i përkasin të njëjtit qytet. Të dy ekipet kanë pasur shumë rivalitet midis tyre dhe gjithmonë janë favoritë për të triumfuar në vend. Të dyja janë të renditura në vend të parë dhe të dytë për nga fitimi i titujve të Serisë A, në të gjithë historinë. Të dyja këto skuadra asnjëherë nuk i ishin “ndarë” njëra-tjetrës, përpara skandalit të “Calciopolit”, në të cilin Juventusit iu desh që të kalonte një vit në një kategori më poshtë, në Serinë B. Por edhe pas kthimit të “Zonjës së Vjetër”, edhe pse nuk ishte aq e fortë sa më parë rivaliteti mes tyre nuk ka rënë.

4. Boca Juniors vs River Plate

Superclasico, është emri që përshkruan ndeshjet e futbollit në Argjentinë ndërmjet rivalëve të skuadrave nga Buenos Aires, Boca Juniors dhe River Plate. Kjo fjalë vjen nga Spanja për sfidën ndërmjet Barcelonës dhe Realit, “El Clasico”, që do të thotë një ndeshje e jashtëzakonshme, klasike, që nuk shikohet shpesh. Përballja ndërmjet Boca Juniors dhe River Plate, është me një rivalitet mjaft të madh edhe ndërmjet tifozëve, ku 40% e popullsisë në Argjentinë janë me Boca Juniors dhe 33% me River Plate. Nga ky rivalitet ka vënë në armiqësi me njëri-tjetrin edhe gjysmën e vendit. I njohur në të gjithë botën për pasionin e zjarrtë të tifozëve që festojnë dhe bëjnë tifo për skuadrën e tyre duke vënë muzikë rok, por edhe duke i goditur kundërshtarët edhe me fishekzjarrë, që shpesh herë ka përfunduar edhe me sherre masive dhe trazira kundër njëri-tjetrit ose kundër policisë. Turistët që udhëtojnë nga e gjithë bota për në Argjentinë, shpesh herë ka si pjesë të paketës në udhëtimin e tyre edhe një biletë për të parë një ndeshje ndërmjet Boca Juniors dhe River Plate. Kjo supersfidë është e njohur në të gjithë botën, si një derbi mjaft e ashpër. Në prill të vitit 2004, gazeta angleze “The Observer”, vendos në krye të listës së 50 gjërave që duhet të shikoni para se të vdisni këtë Superclasico, duke thënë se derbi i Buenos Aires, e bënë këtë lojë më të pëlqyeshme dhe me të fortë.

3. Celtic vs Rangers

Është një nga derbit më të mëdhenj dhe më intensivë në të gjithë planetin. Derbi i Skocisë, është më shumë se një ndeshje futbolli, pasi në të përfshihen shumë gjëra, duke filluar nga feja, politika, shtresa të tjera sociale që vihen kundër njëri-tjetrit. Të dy klubet luajnë në Gllazgou, Skoci, dhe kjo ndeshje është derbi më i vjetër në botë, dhe fillesat e tij i ka që në vitin 1888. Gjithashtu kjo është një nga ndeshjet më të kontestuara, por edhe që është luajtur më shumë. Numëron 370 ndeshje mes tyre, dhe shumica e sfidave janë luajtur në Ibrox Stadium, përpara 51.000 shikuesve, ose në Celtic Park Stadium, përpara 60.000 spektatorëve, por edhe ndonjëherë në Hampden Park, nëse ndeshja duhet të luhet në fushë asnjanëse. Të dy ekipet kanë fituar më shumë trofe, por përpara vazhdon të qëndrojë Rangers përpara Celtic, me 53-42 trofe.

 Nga shumë njerëz ky derbi është konsideruar si më i zjarrti në botë për nga atmosfera e krijuar, por gjithashtu ka pasur edhe dhunë të shkaktuar. Por ana tjetër e rivalitetit të tyre nuk lidhet me futbollin. Rangers është një klub protestant, me mbështetje nga lëvizjet sindikaliste luajalësh. Ndërsa Celtic është konsideruar se një klub katolik me mbështetje nga Republikanët dhe Nacionalistër. Këto faktorë e bëjnë akoma më të zjarrtë këtë derbi. Rivaliteti midis tyre është aq i madh sa vetëm pesë lojtarë gjithsej kanë kaluar nga njëra skuadër te tjetra në të gjithë historinë. Ndërsa në vitin 1980, rreth 9.000 persona u përplasën kundër njëri tjetrit në një fushë-betejë, pasi Celtic kishte fituar 1-0 në Kupën e Ligës, kjo mbetet si beteja më e madhe në një ndeshje futbolli. Ndërsa nga viti 1996-2003 regjistroheshin tetë të vdekur në Gllazgou si pasojë e qindra e mijërave sulme kundër njeri-tjetrin ndërmjet dy tifozerive.

2. Lazio vs Roma

Derbi i kryeqytetit të Italisë, është një derbi i “nxehtë”, ndërmjet dy grupeve të ndara në një qytet, të Romës dhe Lazio. Ky derbi është konsideruar si një nga derbet më të ashpra dhe më të dhunshme të para ndonjëherë ndërmjet skuadrave të së njëjtit qytet, madje më i ashpër se derbi i ” Madonnina” apo derbi i “Mole”, Juve-Torino. Gjatë gjithë kohës kjo përballje ka pasur turma masive, kënaqësie e pa fund kur një skuadër fitonte kundër tjetrës, dhunë masive dhe kohët e fundit edhe parulla raciste duket thërritur në turmë. Incidentet këna qenë gjithmonë të pranishme në këtë sfidë. Në vitin 1979 një tifoz i Lazio Vincenzo Paparelli, u godit për vdekje nga një tifoz roman nga ana tjetër e stadiumit, po ky do të ishte rasti i parë për të sjellë dhunën në futbollin italian.

Në vitin 2004 një precendet i pashembullt ndodhi duke ndërprerë ndeshjen që më pas do të shtyhej pasi tifozët ultras të Romës përhapën një lajm të rremë se nj fëmijë ishte vrarë nga policia, përpara fillimit të ndeshjes. Në vitin 2009 arbitri u detyrua të ndërpriste ndeshjen për disa minuta vetëm 13’ minuta nga fillimi i lojës, për shkak të fishekzjarrëve të hedhura në fushë nga tifozët. Por edhe në 21 mars të 2004 ndeshja u ndërpre për shkak të trazirave masive ndërmjet tifozëve ndërmjet tyre dhe policisë. Në fund bilanci ishte 13 të arrestuar dhe 170 të plagosur, ndërsa mes tyre edhe një polic.

1. Real Madrid vs Barcelona

Rivaliteti ndërmjet Realit dhe Barcelonës, në Spanjë, konsiderohet si më i madhi i të gjithë futbollit dhe është i ngjashëm me dërbin skocez Celtic-Rangers. Në fillim këto dy klube janë parë si përfaqsues të dy rajoneve në Spanjë, Kastiles dhe Katalonjës, përkatësisht si dy qytete më vetë. Në vitet 1950 rivaliteti është intensifikuar më shumë, kur Alfredo Di Stefano nënshkroi një kontratë për të luajtur për Real Madrid, dhe ishte një faktor kyç në sukseset e madrilenëve. Si Barcelona dhe Real janë dy skuadrat më të suksesshme në Spanjë, dhe çdo vit ka rivalitet mes tyre, si në kampionat, ashtu edhe në të gjithë kompeticionet e tjera. “El Clasico” tërheq një audiencë mjaft të madhe në të gjithë botën.

Reali ka fituar më shumë se Barcelona, si në tituj në La Liga, ashtu edhe në Champions League, ndërsa Barça ka më shumë Kupa të Spanjës, gjithashtu katalanasit u bënë ekipi i parë spanjoll që bënte tripletë, dhe gjithashtu arritën që të fitonin gjithçka brenda një sezoni, duke u bërë ekipi i parë që e arrinte një gjë të tillë në një vit kalendarik. Rivaliteti i tyre vazhdonte të rritje gjithmonë edhe më shumë kur lojtarët e njërës skuadër lëviznin për tek rivalët e tyre. Emra të mëdhenj që kanë kontribuar në këtë rivalitet janë Bernd Shuster (1988), Mikael Laudrup (1994) dhe Luis Figo (2000), të cilët ikën nga Barça për te Reali, ndërsa Luis Enrique kaloi nga Madridi në Barcelonë, ku më pas u bë kapiten i ”Blaugrana”. Në një anketë e viti 2007 rezulton se Reali është skuadra më me shumë tifozë në Spanjë me 32.8% dhe pas tij vjen Barcelona me 25.7%, më pas Valencia me 5.3%. por Barcelona është skuadra me më shumë popullaritet në Evropë. Sipas sondazheve të SPORT+MARKT në 2009 rreth 44.200.000 janë fansa të Barçës kundrejt 2.900.000 të Real Madrid.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama