Ja kush jane 48 shqiptaret qe vdiqen ne kampin e Mathauzen

Ja kush jane 48 shqiptaret qe vdiqen ne kampin e 'Mathauzen'
Edhe pse sot mbushen 65 vjet nga renia e Gjermanise naziste, ende nuk jane kompensuar viktimat e shkaktuara nga gjermanet. Shqiperia ka qene nje nga vendet qe ka pasur nje numer te madh viktimash ne raport me numrin e popullsise. Vetem ne kampin e perqendrimit gjerman te "Mathauzenit" ne Austri, 48 shqiptare kane humbur jeten. Gazeta "Tirana Observer" boton listen e ketyre personave qe gjeten vdekjen ne kampin nazist, si dhe deshmine e njerit prej shqiptareve te mbijetuar ne ate kamp dhene gazetes "Bashkimi" vetem pak dite pasi ishte kthyer ne atdhe ne janar te vitit 1946. Lista me emrat e viktimave i jane derguar vendit tone ne vitin 1945 nga Kryqi i Kuq Nderkombetar. Hamdi Tamfizi u zu nga ballistet ne fund te vitit 1943.

 Me perpara e shpune ne policine e Elbasanit, bashke me Gafur Gjaten, Gani Koklin dhe Jovan Tonen. I futen ne burgun e ballisteve ish-komandant Xhaf Bali, pasi u moren kepucet dhe pantallonat. Pastaj i dorezuan te gjermanet, te cilet i mbajten nje dite ne burgun e tyre, dhe se bashku me grupe te tjere te ardhur nga Korça, nga Vlora, nga Durresi dhe nga Kavaja, i hipen ne makina dhe i nisen per ne Manastir. Ishin gjithsej 250 vete. Nga Manastiri i nisen ne Shkup, dhe prej andej ne Zemun. Ne Zemun, tregon Hamdiu, gjeten shume vlonjate qe ishin derguar atje gjashte muaj me perpara.

Ne fillim, siç na thane, ishin 135 vete, po kur vajtem ne gjetem vetem 9 vete. Te tjeret kishin vdekur nga uria dhe ishin pushkatuar nga gjermanet dhe çetniket. Para se te hynim ne porten e madhe te Zemunit na rane me shkop sa na lane ne vend. Kur na rrihnin dhe ne ndjenim dhimbje ata qeshnin pa te keq. Na jepnin 125 grame galeta gjermane dhe nje luge mish kutie ne 24 ore. Kur ndonjerit i binte vilani nga uria ose nga te rrahurit, gjermanet i binin me kembe. Keshtu ne kete gjendje, me tortura dhe rrahje kaluan nente muaj, gjate kesaj kohe na munguan 19 veta, midis te cileve me kujtohen keta: Bedri Karapici, Riza Shijaku, Spiro Gjini, Halil Shyri, Gani Kokli, Sadik Hasnjaku, Mehmet Karadaku, Jani Goda dhe Miho Ciko. Gjermanet perdornin dhe nje lloj torture tjeter, na rrokullisnin ne çimento dhe na rrihnin me shkop sa lodheshin. Pastaj na vinin te ecnim me duart perpjete. Nga Zemuni, vazhdon Hamdiu, na derguan ne Banice. Kudo te njejtat tortura. Ndenjem nja pese muaj, aty na vdiqen ca shoke nga Vlora dhe nga Himara, po emrat e tyre nuk me kujtohen. Na ngrinin ne oren 4 te mengjesit dhe na vinin te bridhnim rreth e rrotull gardhit me tela. Kur ndonjerit prej nesh i binte te fiket, gjermanet qeshnin dhe talleshin. Nga Banica na derguan ne Mathauzen. Me siguri ju keni degjuar per kete sketerre gjermane. Ishim shume shqiptare, greke, jugosllave dhe italiane, afro 3750 veta te stivuar neper vagona. Gjermanet jane njerez te keqij, ata s'kano shpirt. Ç'kemi pare ne, nuk do e harrojme kurre. Gjithe jeten tone do t'i kujtojme barbarizmat e gjermaneve. Ne jemi deshmitare te ketyre masakrave gjermane.

Arritem ne Mathauzen

Jemi perpara portes se Mathauzenit, e zeze porta, siç ishte e zeze zemra e gjermanit.Aty pame qe gjermanet nuk kishin lene njeri te dilte qe andej i gjalle. Na bene banje sefte, dhe pastaj na lane te zhveshur gjysme ore ne shiun e madh qe binte. Ketu vdiq Pandeli Nandua, te cilin gjermanet e dogjen pastaj ne nje furre. Ishte nje furre per te djegur njerezit. Hamdi Tamfizi nxitohet t'i thote te gjitha. ka shume per te molloisur. Kudo qe shkeli tortura dhe uri. Gjermanet donin te fusnin boten ne sketerre.

Pa na trego tortura qe benin atje?

Na ngarkonin me gure me nje peshe gjer me 40 kilogram. Duhet t'u ngjiteshim 186 shkalleve. Prapa na rrinte nje katil SS. Nese ndonje nga ne rrezohej gjermanet i bertisnin sabotator, bandit dhe e godisnin. Nje dite per kete arsye pushkatuan para syve tane nje francez nje holandez dhe nje çek. Na jepnin per te ngrene nje buke nente veta dhe nje liter supe per 24 ore. Flinim kater veta ne nje krevat, te mbuluar vetem me nje batanije. Çdo mengjes gjeje plot te internuar qe kishin vdekur. Mbi shtreterit vdisnin ne krahet e shokeve te tyre. Pasi ndenjem ca kohe atje, na moren dhe na derguan ne nje fabrike tankesh ne Vjene dhe disa te tjere, midis te cileve edhe une, na derguan ne nje vend afer Berlinit ne nje fabrike bombash. Ketu punonim 12 ore ne dite. Çdo dite vdisnin shume te rinj dhe te reja nga puna e tepert dhe nga uria. Vetem 1 buke per 11 vete. Kur SS ngopeshin, hidhnin lekurat e patateve neper kanale. Te internuarit bridhnin dhe i rrembenin, SS qeshnin dhe defrenin.

Amaneti i fundit i atyre qe vdiqen

Kur mblidheshim bashke, flisnim per Shqiperine, per çlirimin e vendit tone. Ishin Bedri Karapici, Kozma Nushi, Telhat Rexhepi, Vasil Dushku, Minella Goga e te tjere. Nje, ish qellimi yne, qe ndonje qe do te shpetonte, kur te kthehej ne atdhe duhet t'u jepte shokeve te luftes te fala dhe amanetin e fundit, i cili ishte qe tradhtaret te ndiqeshin gjer ne fund. Fashizmi na dogji dhe na vrau dhe tradhtaret i vune zjarrin vendit. Duhet te kerkohej nga aleatet dorezimi i ketyre krimineleve dhe fashistet te paguanin shkaterrimet qe bene ne Shqiperi. Keto ishin fjalet e fundit thote Hamdiu. Te gjithe shoket vdiqen nga torturat gjermane te sigurt se tradhtaret do t'i dorezoheshin gjyqit te popullit dhe fashizmi do te luftohej nga te gjithe deri sa te zhdukej fare. Me ne fund Hamdiu tregon emrat e atyre qe vdiqen dhe emrat e atyre qe mund te jene gjalle. S'kam ç'te tregoj tjeter me perpara. Atje ku shkelen fashistet, eshte ngritur trekembeshi, eshte ngritur sketerra vete, me te gjitha tmerret.

Lista

1. Ali Akin
2. Fadil Alushi
3. Emanuel Andourian
4. Asim Qerim
5. Athanas Babe
6. Bedri Agolli
7. Selim Begaj
8. Gani Bejgosaj
9. Ibrahim Rexhepi
10. Cane Cace
11. Miho Ciko
12. Istref Dekollari
13. Dhimitriadhi Sofokli
14. Dhimitri Kosta
15. Sabri Dino
16. Xhevdet Dino
17. Vasil Dushku
18. Meship Himçi
19. Xhafer Kodra
20. Dhimitri Kondiu
21. Bislim Kortesoviç
22. Vlash Kuko
23. Ahile Lita
24. Shefqet Leka
25. Izet Memsi
26. Myzafer Velaj
27. Xhemal Myhredari
28. Siko Nago
29. Narfi Kapohi
30. Thimio Nathanail
31. Kozma Nushi
32. Taqi Poliçani
33. Imer Rexhepi
34. Sulejman Rukja
35. Fahrudin Rustemaj
36. Rifat Sadrioviq
37. Jani Kariqi
38. Hajdar Shameti
39. Kostandin Simokiq
40. Ibrahim Skendaj
41. Xhaferr Skilja
42. Abdulla Tabaku
43. Halem Tafilaj
44. Tefik Skilja
45. Naum Thanasi
46. Vimo Ilija
47. Skender Vranoraj
48. Hamit Xhyheri

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama