Keshtu ndodh per te treten here me emrin proverbial te skenes se muzikes se lehte shqiptare, skene qe emrin e saj e radhiti mes ikonave te rralla te saj, por qe per te treten here brenda kater viteve emri i Liljana Kondakçi do te lakohej si person jo vetem i ndjekur dhe i hetuar per trafikim lendesh narkotike, por me se fundi edhe si emri i shpallur ne kerkim nderkombetar nga autoritetet italiane. Pavaresisht se te dhenat qe shoqerojne arrestimin e saj nga ana e policise greke jane te pakta, se paku per veprimtarine e saj ne vendin e tyre, gjithçka qe ka te beje me prangosjen e gruas-kengetare lidhet vetem me ate urdher-nderkombetar te policise italiane e cila e ka ndjekur prej vitesh kengetaren neper udhetimet e saj te muzikes. Ne arrestimin e bujshem te majit te kater viteve me pare, me çeshtjen e implikimit te saj ne rrjetin e trafikut te droges u moren emra te njohur te gjykates se Katanzaros, nderkohe qe bashke me Liljanen Guardia Di Finanza mundi te arrestonte 20 persona. Aso kohe u tha se per kengetaren kishte edhe nje pseudonim qe hetuesit e atehershem e kishin zbuluar gjate pergjimeve te telefonatave te grupeve. Kondakçi pason disa emra te tjere artistesh te cilet jane ndeshkuar nga te qenurit “viktima” te pakujdesise se tyre...
Cekja perfundon ne qeli
Humoristi i njohur i skenes shqiptare, Sejfulla Myftari, ose siç njihet ndryshe, “Cekja”, me 18 tetor te vitit 2003 pushtoi te gjitha ekranet e televizioneve ne Shqiperi. Por, kesaj here teleshikuesit nuk e pane ne ndonje komedi ose ne ndonje skeç te ri, por ne edicionet kryesore te lajmeve. Kjo per arsyen se Myftari aksidentoi pa dashje me automjetin e tij, ne fshatin Poshnje te Beratit, Minella Kumurakun, banor i ketij fshati. Cekja u denua nga Gjykata e Beratit me 9 muaj burg dhe nje vit heqje patente. Denim qe iu konvertua aktorit te njohur me dy muaj burg pas uljes i 1/3 se denimit, pas pranimit te akuzes dhe kohes se paraburgimit. Cekja do te pushtonte perseri edicionet e lajmeve vetem pak dite pas aksidentit, kur nepermjet televizionit i kerkoi familjes se viktimes falje publike. Sipas aktorit te njohur, ky ishte nje nga momentet me te veshtira te jetes se tij, nderkohe qe per fat nuk eshte pare me skenave re tilla.
Aksidenti i Bujar Qamilit
Kengetari i njohur shkodran eshte bere dy here objekt i kronikes se zeze. Nje here si viktime dhe nje here si autor. Ne janar te vitit 2002 ai eshte gjendur i perfshire ne nje aksident rrugor. Ai ka perplasur nje kembesor. Kembesori ka gjetur vdekjen e menjehershme. Jo vetem emri qe Bujar Qamili kishte te lidhur prej dekadash me Shkodren por edhe veprimi me te aksidentuarin e tij, beri qe kengetari i muzikes popullore shkodrane, te falej edhe nga familjaret e viktimes. Fillimisht, Qamili eshte ndaluar nga policia, por eshte liruar. Nderkohe nje histori tjeter eshte ajo kur hajdutet i vodhen shtepine. Ne vitin 1991, ndersa kendonte ne nje dasem ne Shkoder, bilbili i kenges shkodrane nuk e dinte qe pikerisht nje nga dasmoret kishte hyre ne shtepine e tij per te vjedhur. Kur shkoi ne shtepi, kengetari nuk gjeti as televizorin, as manjetofonin e deri te tapeti. Hajduti u gjet nga shenjat e gishterinjve qe kishte lene ne dere.
Koço Devole kapet me droge
Ka kujtuar se eshte ne nje kamera te fshehte, por prangat e ftohta te karabinierit te veshur civil, e kane bere te mendoje ndryshe. Megjithese rreth e rrotull tij, grate bertisnin, ai ende vazhdonte te mendonte se ishte kamera e fshehur dhe madje qeshte per menyren e realizimit. Vetem kur i kane vene prangat ne dore, humoristi shqiptar, Koço Devole, e ka marre situaten seriozisht. Ai eshte arrestuar ne Itali, me 9 nentor te vitit 2003, pasi ne bagazhet e makines me te cilen po udhetonte per te shkuar tek i biri, i eshte gjetur 5 kilograme heroine. Humoristi shqiptar ka qendruar 8 muaj ne qelite e nje burgu ne Rimini deri sa me date 23 qershor te vitit 2003, pasi u vertetua pafajesia e tij, Devole lihet i lire. "Mund ta krahasoj me ate gozhden qe te ngulet ne trup dhe megjithese del, vrima mbetet gjithsesi", ka thene Devole ne nje interviste.
Viktor Zhusti
Ne mbremjen e 5 janarit te vitit 1998, nje nder aktoret me te shquar shqiptare bie ne prangat e policise greke. Mediat e atehershme e komentuan me te madhe arrestimin e Viktor Zhustit, i cili u kap me 11 kilograme heroine. Per kete ai u ndeshkua me 18 vite burg nga gjykata greke dhe u caktua qe ta vuante denimin ne burgun “Hanja”. Ne nje shkrim te “Associated Press”, jeta e aktorit me origjine greke shfaqet si nje metafore e shtetit shqiptar. I lindur ne Athine, ne moshen 3 vjeç ai vjen ne Shqiperi me babain e tij shqiptaro-grek. Zhusti rritet ne Gjirokaster dhe behet nje aktor me emer. Ka luajtur ne mbi 20 filma, ku nje nder me te dashurit eshte ai ne komedine “Shi ne plazh”. E ema e tij greke i dergon nje leter shtetit shqiptar duke e falenderuar per te birin. Pas shembjes se diktatures, Zhusti emigron ne Greqi. “eshte shembulli i njeriut te mire qe nuk i eci ne jete”, thuhet ne artikullin e “Associeted Press”.