Tregtia me domain-et po bëhet gjithmonë e më e leverdishme, ndërkohë që vlera e tyre rritet me shpejtësi nga viti në viti. Në vend të parë si domain-i më i shtrenjtë është sex.com, që kushton 13 milion dollarë. Ai ka hyrë në librin Gines. Ndërkohë në total vlera e 10 domain-eve më të shtrenjtë në botë shkon në 27 milion dollarë. Një vit më parë të dhjeta domain-et kushtonin një e treta më pak. Kurse tre vjet më parë vlera e tyre në total ishte vetëm 8 milion dollarë.
Lista
1. sex.com 13 Mio. Dollarë (10 Mio. Euro)
2. vodka.com 3 Mio. Dollarë (2,1 Mio. Euro)
3. gambling.com 2,5 Mio. Dollarë (1,75 Mio. Euro)
4. shopping.de 1,82 Mio. Dollarë (1,4 Mio. Euro)
5. fly.com 1,6 Mio. Dollarë (1,1 Mio. Euro)
6. russia.com 1,5 Mio. Dollarë (1,05 Mio. Euro)
7. kredit.de 1,16 Mio. Dollarë (892 500 Euro)
8. chinese.com 1,1 Mio. Dollarë (770 000 Euro)
9. invest.com 1,1 Mio. Dollarë (770 000 Euro)
10. poker.org 1 Mio. Dollarë (700 000 Euro)