Frika nga obligimet
Meshkujt në krahasim me femrat nuk analizojnë gjërat dhe nuk kuptojnë momentin kur lidhja ka avancuar përpara. Disa nuk ndihen mirë në një lidhje serioze, megjithëse e kanë mirë.
Frika nga dështimi seksual
Meshkujt mendojnë shumë rreth seksit, por po aq shumë edhe kanë frikë se do të dështojnë. Nëse ndonjëherë kanë hasur në probleme në shtrat, frustrimet mund të grumbullohen dhe të sjellin dështimin. Disa më me dëshirë do ta shmangnin seksin sesa të bisedojnë me partneren.
Kanë frikë nga ndjenjat e tyre
Pa marrë parasysh se sa shumë mundohen, e kanë të vështirë të përballohen me ndjenjat e tyre, e edhe më të vështirë t’i ndajnë me partneret e tyre. Meshkujt janë të mësuar që vetë t’i zgjidhin problemet e tyre. Lajmi i mirë është se ata kanë ndjenja, por rrallëherë se do t’i shprehin ato.
Depresioni
Depresioni njëjtë i godet të dyja gjinitë, madje edhe “macho” meshkujt. Një studim ka zbuluar se tek meshkujt është problem i madh që vështirë hapen dhe bisedojnë rreth problemeve. Në vend të kësaj ata gjithçka mbajnë në veten e tyre e shpeshherë i rreken alkoolit. Depresioni është një nga fshehtësitë më të rrezikshme të meshkujve që mund ta fshehin nga femrat dhe rrethi.