Gazeta “DITA” posedon nga burime diplomatike, një informacion: Atë se çfarë kanë qenë të gatshëm amerikanët të ofrojnë në këmbim të përfshirjes së Shqipërisë në këtë çështje. Burime diplomatike thanë se Pala Amerikane, ka hedhur në tryezë një ofertë me së paku 5 pika.
Paketa Amerikane e hedhur dje në tryezë:
1. Ndihmë për sigurimin e Statusit të Vendit Kandidat brenda Dhjetorit
2. Ndihmë për aderimin e plotë të Shqipërisë në BE brenda mandatit të parë të qeverisë Rama
3. Mbulim financiar sa 3-fishi i Buxhetit të Shqipërisë (Buxheti i Shqipërisë ishte 4 miliardë USD për vitin 2012)
4. Garantimi dhe dhënia e një statusi të veçantë për Shqipërinë në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku në proces përfshihet dhe heqja e vizave
5. Propozimin e Shqipërisë për çmimin “Nobel” për paqen.