Bëhet e njohur përbërja e qeverisë së re greke, në përbërje të së cilës janë përfaqësues të SYRIZA-s dhe ”Grekëve të pavarur”. Tsipras duket se ka mbajtur një nga premtimet e tij pasi nga 19 ministri do të ketë 13 ministri. Betimin i tij ishte vetëm politik, pa praninë e kryepeshkopit të Greqisë dhe jo sipas traditës me dorën mbi ungjill. Mbledhja e patë e qeverisë greke do të mbahet në 28 janar.
Më poshtë vijon përbërja e qeverisë së re greke:
Kryeministër – Aleksis Cipras
Zëvendëskryeministër i ngarkuar për negociatat me BE-në – Janis Dragashaqis
Ministër i Financave – Janis Varufaqis Ministër i Mbrojtjes – Panos Kamenos
Ministër i Jashtëm – Nikos Koxias
Ministër i Brendshëm – Nikos Vucis
Ministër i Ekonomisë – Jorgos Stathaqis
Ministër i Ambientit – Panajotis Lafazanis
Ministër i Kulturës – Aristidhis Mpaltas
Ministër i Shëndetësisë Panajotis Kurublis.
Ministër i Punës – Panos Skurletis
Ministër i Drejtësisë – Nikos Parashqevopulos
Zëvendëskryeministër dhe zëdhënës i qeverisë – Gabriel Saqelaridhis
Ministër i Shtetit – Nikos Papas.