Ministria e Energjisë dhe Industrisë, përmes Inspektoratit Qendror Teknik, ka gjobitur një sërë pikash tregtimi të karburantit në zona të ndryshme të vendit. Masat janë marrë pasi një pjesë e këtyre subjekteve nuk disponojnë dokumentacionin e duhur tekniko-ligjor për ushtrimin e aktivitetit të tyre, ndërsa një tjetër kategori subjektesh rezultoi se kishin probleme me standardin e pikës së flakërimit, përqindjen e squfurit jashtë normës ligjore, që janë treguesit kryesorë të cilësisë së karburantit. Janë 45 pikat në të gjithë vendin, e ndërsa masa e gjobës së vendosur në këto raste varion nga 300.000 deri në 1.000.000 lekë. Kjo është hera e parë që lista e bëhet publike.