Ja prova se fantazmat ekzistojne

Ja prova se fantazmat ekzistojne
E shkrepur ne maj te vitit te kaluar ne Tantallon Castle, prane Edimburgut, fotoja eshte nje "fakt" per ekzistencen e fantazmave. Konkursi online u organizua nga profesor Richard Wiseman i Universitetit te Hertfordshire ne kuader te Festivalit Nderkombetar te Shkences ne Edimburg. Foto me fantazma erdhen nga te kater anet e botes, por 250 mije persona votuan foton me fantazmen ne keshtjellen e Skocise, si me te besueshmen. "Shume foto ishin pavlere, sepse manipulimi njerezor ishte shume i dukshem, por fakti se shume foto mberriten ne adresen tone, tregon se sa nevoje kane njerezit te besojne ne ekzistencen e fantazmave dhe ketu nuk ben dallim kultura apo kombesia", shpjegon profesor Wiseman per "Times".

Megjithate tre specialiste te ndryshem te photoshop-it konfirmuan se ne foto nuk ka asnje nderhyrje nga dora e njeriut. Pra fotoja eshte e vertete, rrjedhimisht edhe fantazmat ekzistojne?!Autori i fotos thote se nuk ka kuptuar asgje ne momentin kur ka marre imazhin dhe se ka pare gjithcka vetem pasi ishte kthyer nga ekskursioni."E bera foton ne 3 te pasdites dhe nuk vura re asgje te vecante. Vetem kur u ktheva ne shtepi pashe prezencen e fantazmes", tha autori. Sipas eksperteve te fushes, burri? i fotografuar ne realitet eshte Giacomo V, mbreti skocez, i burgosur ne keshtjellen e Tantallon, ne vitet 1520, ne moshe fare te re, po asnje nuk di te shpjegoje perse kjo fantazme eshte kthyer perseri!

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama