Sipas një studimi australian, publikuar në Social Psychological and Personality Science, meshkujt përpara një femre të bukur bëhen më të guximshëm dhe rrisin në mënyrë të pashmangjshme rrezikun e incidenteve, duke shkuar në peripecira të pazakonta dhe të rrezikshme. Studimi është bërë në një grup skateboard-ësh, për të parë sjelljen e tyre në park, dhe shkencëtarët kanë konstatuar se performanca e tyre në këtë sport është më e mirë kur ata shihen nga vajza të bukura.
Lajmi është mbi të gjitha në shpjegimin e sjelljeve të tilla: niveli i testosteronit, sic tregon studimi që ka marr kampione pështyme të djemve sportistë, rritet automatikisht në prezencën e vajzave, që i con ata në rritjen e performancës, por ndonëjherë të rrezikshme, pasi shpesh rrëzohen. Ky është i lidhur me një instikt natyral konkurrues me kolegët e tjerë meshkuj. Profesori Bill Von Hippel, thotë se historikisht mashkulli duhet të konkurrojë me meshkuj të tjerë për të afruar një femër, dhe fituesi i kësaj sfide janë ata që i kalojnë gjenet e tyre brezit të ardhshëm. Edhe njëherë qënia njerëzore konfirmohet si një qënie jo kaq e ndryshme nga kafshët e tjera, kur për të fituar partneren dhe të mundë konkurrentët, bëjnë dhe akrobacitë më të rrezikshme dhe spektakolare.
Alsat