Ja pse meshkujt tradhtojne me shume se femrat

Ja pse meshkujt tradhtojne me shume se femrat
Shumë studime kanë treguar se tipi i tradhtarëve seksuale, është edhe më i ndeshur në jetë. Meshkujt tradhtojnë më shumë se gratë dhe shpjegimi shkencor i këtij fakti duhet gjetur tek natyra e tij. Nga natyra, mashkulli është i destinuar që të përkthejë stimujt seksuale në fantazi erotike, ndërsa femra i transformon në ndjenja, emocione dhe dashuri. Edhe ajo tradhton, por më tepër se nëpërmjet raporteve seksuale, me anë të mendimit.

Ndërsa tradhtarët seksuale janë më të qartë në zgjedhjet e tyre. Ata dinë të ndajnë seksin nga ndjenjat dhe sipas sondazheve, rreth 50 për qind e meshkujve që kanë një lidhje të dyfishtë, vazhdojnë të jenë të dashuruar pas partnereve të tyre “zyrtare”. Për ta, tradhtia është e vetmja mënyrë për të mbijetuar në një lidhje të qëndrueshme apo martesë. Aventurat e shpejta janë për këtë tip tradhtarësh një mënyrë për të vlerësuar më tepër bashkëshortet. Në shumë raste, për të qetësuar ndërgjegjjen, meshkujt bëhen më xhentilë dhe të ngrohtë me partneren pas një tradhtie.

Rregullat e arta

A duhet pranuar tradhtia? Në këtë pike ka disa teori të ndryshme, por shumë prej studiuesve këshillojnë që të kyçni gojën edhe përballë provave të vërteta. Sinqeriteti i tepërt mund të shkaktojë tek partneri ndjenjën e zhgënjimit dhe urrejtjes, por edhe të shkatërrojë lidhjen. Nëse rrëfeheni edhe në detajet më të vogla, mund të lini tek bashkëshorti apo bashkëshortja idenë se aventura nuk ishte vetëm një tundim i rastësishëm, por një histori e vërtetë. Por nëse jeni zbuluar dhe nuk keni asnjë rrugëzgjidhje tjetër, ekzistojnë ende disa këshilla të mira për të dalë nga situata. Tradhëtia mund të gjenerojë dy tipa krejt të ndryshme reagimesh: zhgënjim dhe urrejtje ndaj partnerit, por edhe ndjenja kënaqësie psikologjike dhe seksuale.

Në përgjithësi, të gjithë të tradhëtuarit ndjejnë të njëjtën nevojë të pashmangshme për të folur për tradhëtinë e pësuar. Pjesa më e madhe e tyre është e bindur se është në dijeni të gjithçkaje, si për të rënduar pozitën e partnerit, por edhe për t’u siguruar se ai është ende i denjë për besim. Ata përpiqen që të kuptojnë se çfarë i ka shtyrë partnerët në tundim, por edhe pse kjo dëshirë kthehet në një fiksim, nuk arrijnë të marrin shumë përgjigje. Tradhëtarët mbeten gjithnjë në pozita mohuese. Disa mendojnë se në këtë mënyrë mund të mbrojnë bashkëshortët apo partnerin nga dhimbja, ndërsa të tjerë nga frika se mund të shkatërrojnë lidhjen e tyre nuk e bejnë këtë gjë. Sa me insistuese dhe nervoze të jenë pyetjet e bashkëshortit, aq më pak i sinqertë do të tregohet edhe tradhëtari. Studimet tregojnë se pothuaj të gjithë tradhëtarët që zbulohen, përpiqen që të mos shkatërrojnë lidhjen e tyre të rregullt.

Dhe në 76 për qind të rasteve ia arrijnë këtij qëllimi. Për të rifituar besimin e partnerit do të jetë tepër e vështirë, por megjithatë nuk duhet humbur asnjëherë shpresa. Në radhë të parë duhet braktisur lidhja e fshehtë dhe më pas duhet t’u përgjigjeni me diplomaci shumë pyetjeve të partnerit. Duhet pranuar fakti se fjalët tuaja mund të ngjallin dyshime dhe prandaj duhet të sillni prova për ato që thoni dhe të përsërisni të njëjtat shpjegime disa herë. Përgjigjet tuaja do të shkaktojnë dhimbje tek partneri. Përpiquni që të kuptoni gjendjen në të cilën ndodhet dhe kjo do ta bëjë atë të ndjehet më mirë.

Dhe në fund, bindni veten dhe mbi të gjitha partnerin se nuk do të hidheni më në aventura, apo të paktën që do të rrëfeni tundimet më përpara se të bini preh e tyre. Në këtë mënyrë do të tregoni se besnikëria juaj është një rrjedhojë e dashurisë dhe jo e zakonit apo e bashkëjetesës. Një këshillë e fundit do të thotë: mos e fajësoni partnerin për sjelljen tuaj. Nëse vërtet doni të vazhdoni lidhjen, nuk duhet të tërhiqeni edhe përballë ftohtësisë, sharjeve apo urrejtjes që mund të merrni. Shprehni ndjenjat, ankthet, nevojat dhe thojini partnerit që të bëjë të njëjtën gjë. Tradhëtia e dyshuar apo e zbuluar mund të sjellë shumë dëme për jetën në çift. Në shumë raste është shkaku kryesor i divorceve, por nëse dini të kërkoni falje dhe mirëkuptimin e partnerit, mund të shërbejë edhe si një provë që forcon më tepër raportin.

Tundimi i një nate

Më shumë se gjysma e tradhëtarëve nuk është e dashuruar me partneren e fshehtë, ndërsa rreth 92 për qind e tyre e cilësojnë nevojën për një lidhje jashtë çiftit si seksuale. Por nëse nuk ka dashuri në mes perse ndjehet gjithnjë dëshira për të vazhduar tradhëtinë? Sipas psikologëve ka tre arsye të forta për të ndjekur këtë rrugë të “mëkatit”: nevoja për të provuar sensacione të reja, për të dalë nga gjendja e zakonshme dhe e mërzitshme; kënaqësia për të qenë i dëshiruar nga të tjerët, ndoshta sepse na pëlqen gjithnjë të provojmë sa tërheqës jemi. Në këtë arsye mund të përfshihet edhe rasti i mungesës së ngrohtësisë nga partneri apo në rastin e atyre që kalojnë të 40-at dhe ndjejnë dëshirën për t’i dëshmuar vetes se janë ende të rinj dhe tërheqës. Dhe se fundi, për mosplotësimin e dëshirës seksuale. Meshkujt mund të ankohen për raporte seksuale të rralla, ndërsa femrat për mungesë kompetence dhe fantazie të partnerëve të tyre.

Tradhëtia sjell dëshirën për hakmarrje

Tradhëtia krijon në të shumtën e rasteve një traume emocionale, humbje të besimit në vetvete, përmbysje të vizionit për dashurinë dhe jetën, dhimbje dhe fyerje për veten. Të paktë janë ato persona të tradhëtuar që ndjehen fajtore për mungesën e besnikërisë. Në vend të urrejtjes dhe dëshirës për hakmarrje, ata pushtohen nga zhgënjimi dhe dhimbja. Sipas studimeve, vetëm 7 për qind e të intervistuarve tradhëtojnë partnerët në shenjë hakmarrjeje. Në momentin që pranohet tradhëtia, në 40 për qind të rasteve është vetë shkaktari i saj që tenton të mbledhë copat e lidhjes. Një sjellje e tille është mjaft e logjikshme, për shkak se pothuaj në të gjitha rastet nuk tradhëtohet partneri për ta zëvendësuar, por për kënaqësinë e të resë. Në 76 për qind të rasteve, marrëdhëniet në çift mbijetojnë edhe pas zbulimit të tradhëtisë. Partneri pranon zhgënjimin me frikën se ndarja do të kishte pasoja më të rënda se një aventurë e shkurtër.

A mund të zbulohet tradhtari në çift

Studimet zbulojnë një panoramë tradhëtarësh të qete me ndërgjegjjen e tyre. Pjesa më e madhe, rreth 75 për qind e tyre përgjigjet se nuk ndjehet aspak në faj ndaj partnerit, ndërsa gjysma e tyre pranon se situata me një marrëdhënie të rregullt dhe një lidhje të fshehtë është krejt normale për ta. Të paktën derisa të mos zbulohen nga partneri. Dy te tretat e personave nuk arrijnë të zbulojnë tradhëtinë e partnerëve të tyre. Vetëm 13 për qind e të tradhëtuarve është në dijeni të mëkatit dhe vetëm për shkak se partneri ka pranuar gjithçka që në dyshimin e parë. Si reagojmë kur zbulojmë mungesën e besnikërisë? Në të shumtën e rasteve shndërrohemi në dedektivë të vërtetë. Ndjekim çdo lëvizje të partnerit dhe në fund të gjitha dyshimet dhe provat vendosen si akuzë përpara tradhëtarit. Ndërsa për ata 13 për qind që zbulojnë faktin e të qenit të tradhëtuar gjërat ndryshojnë. Një e treta e tyre ndjehet e njohin dashurinë e fshehtë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama