Didie Deshamp do të përballet me skuadrën që e eliminoi skuadrën e tij në çerekfinalet e Botërorit "Brazil 2014" me një gol të Mats Humelsit, lojtarit që do të mungojë të enjten.
Por, në kokën e trajnerit të Francës, kalojnë vetëm mendime pozitive ndaj skuadrës që do të ketë përballë dhe kurrsesi nuk mund të tregohet arrogant sa të kërkojë hakmarrje: "E dimë kush na pret, Gjermania.
Kështu që, me gjithë respektin, - dhe unë u heq kapelën islandezëve për gjithçka ata bënë këtë Europian, - ne do të përballemi me skuadrën më të fortë jo vetëm të Europës, por edhe të botës. Por ne do të japim gjithçka kemi". Deshamp paralajmëron ndryshime me Gjermaninë, pavarësisht se skuadra shkëlqeu ndaj Islandës.
"Gjermania ka një skuadër shumë të mirë teknikisht, duke nisur që nga portieri. Në përgjithësi, janë ata që e kontrollojnë topin. Ne duhet të përshtatemi. Deri tani, veç Zvicrës, rivalët me të cilët kemi luajtur janë mbrojtur ndaj nesh.
Sa më shumë që ta detyrojmë Gjermaninë të mbrohet, aq më mirë do të jetë. Do marr kohën e mjaftueshme për të vendosur si do të zbresim taktikisht