Ja sa i paguan ISIS-i shqiptaret qe luftojne per te

Ja sa i paguan ISIS-i shqiptaret qe luftojne per te

Sekretari i Përgjithshëm i Bashkësisë Islame të Kosovës, Resul Rexhepi, ka thënë se të rinjtë dhe meshkujt e papunë në Kosovë u premtohet një rrogë mujore prej deri 30 mijë dollarë që të luftojnë për ISIS-in. Në një intervistë për të përditshmen norvegjeze, Rexhepi thotë se situata e rënduar ekonomike në vend po kthen shumë të rinj në radikal.

“Të rinjve, meshkujve të papunë u premtohet një rrogë mujore prej 20 deri 30 dollarë që ata të udhëtojnë në Siri dhe Irak për të luftuar përkrah ISIS-it”, thotë Rexhepi. Paga mesatare në Kosovë është 200 euro në muaj dhe vendi ka një normë papunësie të të rinjve mbi 55%. Rexhepi ka frikë se situata e rënduar ekonomike në vend do të bëjë që shumë të rinj myslimanë të radikalizohen.

“Fatkeqësisht ata i kanë shpëlarë trurin të rinjve tanë. Ky është një turp. Heroizmi më i madh është të ndihmosh familjen dhe vendin dhe jo të bëhesh pjesë e asaj që quhet luftë e shenjtë”, thotë më tej Rexhepi.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama