Ai është një nga proceset më të përfolura jo vetëm në Itali, por edhe në Europë. Bëhet fjalë për akuzat ndaj ish- kryeministrit italian, Silvio Berlusconi, që akuzohet se ka bërë seks me minorenen marokene, Ruby. Në dritë kanë dalë detaje të reja nga akt- gjykimi. Diçka është e qartë: Berlusconi paguante për seks me marokenen. Për më tepër, ai e dinte se ajo ishte minorene.
Në akuzën e prokurorisë lexohet se Ruby merrte në këmbim të seksi para dhe bizhuteri. Berlusconi i jepte asaj 3 mijë euro për një takim seksual. Për më tepër, ish- kryeministri i ka dhënë asaj 57 mijë euro për hapjen e një salloni bukurie. Në akuzë lexohet se Berlusconi ishte regjisori i një rrjeti të tërë prostitucioni. Festat bëheshin në vilën e tij në Milano.