Marrja e statusit të vendit kandidat do të jetë një hap më shumë, që e çon Shqipërinë më pranë Bashkimit Evropian. Përveç kësaj, marrja e statusit do të nxisë më tej Shqipërinë për të vazhduar procesin e reformave të integrimit Evropian.
Nga Komisioni Europian, për marrjen e statusit kandidat, u përcaktuan pesë prioritete kyçe, që përfshinë reformat në administratën publike dhe në drejtësi, forcimin e përpjekjeve në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe konsolidimin e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, përfshirë edhe të drejtat e komunitetit rom, përmirësimin e politikave kundër diskriminimit dhe konsolidimin e të drejtës mbi pronën.
Progresi në zbatimin e këtyre reformave do të sjell përfitime të menjëhershme për qytetarët shqiptarë. Ndër përfitimet që do të vijnë nga marrja e statusit mund të përmendnim përmirësimin e sundimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit, menaxhim të shëndoshë financiar, mbrojtje sociale, siguri ushqimore, mbrojtje të mjedisit, e shumë përfitime të tjera, që do të përmirësojnë jetën e qytetarëve shqiptarë.