Ja sekretet per te jetuar me gjate

Ja sekretet per te jetuar me gjate
Nuk është kurrë shumë vonë për të nisur një strategji kundër plakjes. Baza janë aktiviteti fizik dhe dieta e ekuilibruar në jetën e përditshme. Megjithatë më qartë do të gjeni shpjegime në 6 këshillat e mëposhtme:

1. Hani në mënyrë të ekuilibruar dhe të kujdesshme

Ndryshimet hormonale që ndodhin në moshën 40-45 vjecare sjellin një rritje kolesterolit të dëmshëm me pasojë rrezikun e sëmundjeve kardio-vaskulare. Duhet ndjekur një dietë e kujdesshme duke limituar mishin, me përjashtim të peshkut. Duhet konsumuar rregullisht ushqim i përbërë nga fibra, pasta, bukë, ushqime që përmbajnë omegan 3 dhe 6 që gjenden të frutat e thata dhe te peshku. Te konsumohen vitaminat C dhe te futen në ushqimin e përditshëm lyleshtrydhet, të cilat luftojnë kolesterolin.

2. Mbani trupin drejt

Pasi kalon moshën 50 vjec, njeriu ka për tendencë të lëshojë disi shpatullat, të ecë më butë dhe të kërruset ndërsa rri në tavolinë. Bëni gjimnastikë për të futur në punë të gjithë muskujt, por mos kaloni në sforcim.

3 Mos hiqni dorë nga masazhet.

Dobësimi i muskujve të barkut dhe zakonet e këqija të të ushqyerit favorizojnë kapsllëkun. Në momentet që jeni të qetë, masazhoni lehtë barkun, reduktoni përdorimin e laksativëve.

4 Qetësoni këmbët

Ndryshimet hormonale, jeta sedentare dhe trashëgimia gjenetike janë shkak për shfaqjen e njollave në këmbë. Fillimisht përpiquni që këmbët t'i clodhni sa më shumë, vishni corape elastrike dhe përdorni sa më shumë lëngje.

5 Shpëtoni kockat me ujë

Për të rritur prezencën e kalciumit në organizëm pini ujë që përmban sasi të lartë të tij, rreth 150 mg për litër. Konsumoni cdo ditë ushqime që mbajnë vitaminë K, si brokoli, spinaq, cikore, që rrisin densitetin mineral në kockë. Evitoni ushqimet e kripura që pengojnë forcimin e strukturës së kockës.

6 Ulni hipersionin

Hipertensioni shfaqet pas moshës 40-vjecare për shkak të reduktimit të estrogjenit. Efikase është gjimnastika orientale Tai Chi dhe pirja cdo ditë e një gote me lëng domateje.Reduktoni konsumimin e coca-cola-s.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama