Ja si i mashtroi Murinjo gazetaret ne prezantimin te Man Utd

Ja si i mashtroi Murinjo gazetarët në prezantimin te Man Utd

Zhoze Murinjo shpesh merr vendime të guximshme por këtë radhë ai ka tejkaluar çdo lloj pritshmërie, pasi ka arritur të mashtrojë gazetarët anglezë që në ditën e tij të prezantimit te Mançester Junajtid.

1467714037261_lc_galleryImage_New_Manchester_United_man

Gazetarët i kujtuan trajnerit portugez se ai mund të kishte vështirësi të përshtatej me politikën e klubit i cili promovon të rinjtë e akademisë, ndërsa Murinjo u përgjigj se kjo ishte e gënjeshtërt. Ai nxori një listë me 49 emra, duke pretenduar se këta ishin lojtarët e akademive të cilët kishin debutuar me të në ekipe të ndryshme.

Mediat angleze kërkuan që Murinjo t'u jepte këtë listë dhe trajneri ua dërgoi me e-mail më vonë, duke e çuar numrin e lojtarëve të akademisë në 55. Në listë ishin shtuar emrat e Arjen Roben, Xhon Obi Mikel, Lasana Diarra, Marko Arnautoviç, Rafael Varane dhe Kurt Zuma, të cilët sipas tij e meritonin të ishin aty pasi ishin aktivizuar nga portugezi nën moshën 21 vjeçare. Sigurisht, Murinjo kishte harruar faktin se për shembull Roben kishte luajtur me shumë se 100 ndeshje me Groningen dhe PSV Eindhoven para se t'i bashkohej Çelsit, kishte luajtur 10 ndeshje me Holandën dhe kishte marrë pjesë në Euro 2004.

1467712527266_lc_galleryImage_New_Manchester_United_man

E njëjta gjë edhe me Karlos Alberto, i cili kishte luajtur 43 ndeshje me Fluminense dhe 4 me Brazilin para se t'i bashkohej Murinjos te Porto. Në listë ishte edhe Baloteli, me një yll të vogël përkrah, ndoshta për faktin se ai debutoi dhe luajti disa ndeshje me Mançinin para se drejtimin e Interit ta merrte Murinjo.

Shumë emra të tjerë kishin debutuar në ekipe të ndryshme dhe një prej tyre, as nuk kishte luajtur fare me Murinjon.

Ndër ata që kishin luajtur, 10 ishin aktivizuar për më pak se 10 minuta në total. Tre prej tyre, vetëm 1 minutë.

1467712595037_lc_galleryImage_Britain_Football_Soccer_M

Vetëm 11 nga lista fillestare prej 49 lojtarësh kishin luajtur më shumë se 90 minuta me Murinjon. Njëri ishte Karlos Alberto, ndërsa tjetri ishte Kasemiro, për të cilin Murinjo kishte harruar gjithashtu se ishte aktivizuar në 66 ndeshje me Sao Paulo para se të firmoste me Realin.

Këto shifra vënë edhe një herë në dyshim nëse Murinjo do të arrijë të përshtatet me traditën e klubit, i cili ka statistikën e pabesueshme të 3803 ndeshjeve radhazi, të filluara në vitin 1937, ku ka një futbollist të dalë nga akademia e skuadrës në formacion apo në stolin e rezervave. Por gjithsesi, Murinjo ka fituar raundin e parë me mediat angleze, në një duel që do të vazhdojë në muajt në vazhdim.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama