Por disa vëzhgues paralajmëruan se qasja mund të irritojë dhe të kthejë mendjen e votuesve. Ajo vjen në një kohë kur presidenti Obama dhe kandidati republikan Mitt Romney po rrisin përpjekjet e tyre në mediat sociale. Madje shumë persona reaguan në Twitter duke thënë: Çfarë do Obama në faqen time kur unë s’i kam bërë as ‘like’ e as ‘folloë’ faqes së presidentit? Në vitin 2008, fushata e presidentit Obama u vlerësua për përdorimin e mediave sociale për të angazhuar të rinjtë, shpesh për herë të parë votues.
Këtë herë, përpjekjet janë rritur ndjeshëm. Të dy kandidatët kanë investuar në përdorjen maksimale të Facebook-ut dhe Twitter-it, me ekipet e fushatës së tyre duke vendosur reklama që shfaqen sa herë që një fjalë e caktuar, si p.sh: “debat”kërkohet nga një përdorues.