Ja si qeveria amerikane kontrollon njerezit nepermjet Facebook-ut

Ja si qeveria amerikane kontrollon njerezit nepermjet Facebook-ut
Disa kohë më parë ekzistonin vetëm pak fjalë që nuk mund të thuheshin në televizion. Fjalët e pahijshme për tu përmendur në media që amerikanët kishin hequr nga fjalori mediatik në vitet 1950-60. Sot ekziston një listë me më shumë se 500 fjalë që nuk mund të përdoren ne Facebook apo në rrjetet e tjera sociale. Lista e zezë ka ndalur në duart e ministrisë së Mbrojtjes amerikane që prej vitit 2011-të. Presidenti amerikan Barack Obama është i pari president që kontrollon format e reja të komunikimit si Facebook, Twitter, Badoo, Netlog, etj. Sipas tij pas 11 shatorit është e rëndësishme që të përdoret çdo lloj kontrolli për të mos u rikthyer ngjarje të tilla.

Fjalët e ndaluara

Sipas Eletronic Privacy Information Center çdo gjë që publikohet ne Facebook apo Twitter mund të bëhet pre e peshkimit të ministrisë së Mbrojtjes amerikane, të cilët janë në kërkim të një argumenti interesant ose të fjalëve që klasifikohen të “ndaluara”. Në listën e kategorisë  së “ndaluar” hyjnë fjalë që kanë të bëjnë me sigurinë e shtetit, materiale të rrezikshme, dhune, terrorizmi, armë, etj. “General Dynamic”, firma që ka firmosur kontratën me Pentagonin, kontrollon këto fjalë dhe në raste alerte njofton ministrinë e Mbrojtjes amerikane e cila hap menjëherë një dosje investigimi.

Efektet anësore

Në momentin që përdoren fjalët e “listës së zezë” në social network, nis një hetim për të vërtetuar nëse pas një profili fshihet një grup apo person i rrezikshëm. Fjalët e monitoruara, si të zeza,kur flitet për bombë, armë apo terrorizëm, nuk analizohen në moment sepse mendohet që  një informacion kaq i rëndësishëm nuk do të diskutohej kaq lehtë në Facebook. Ka fjalë të tjera që tërheqin menjëherë vëmendjen e autoriteteve amerikane, fraza “do të shkoj me pushime në San Diego, shpresoj që mos të ketë re sepse dua të marr disa rreze”. Nëse shkruhet kjo fjali, nis hetimi i menjëhershëm sepse përmban pesë fjalë të vendosura nën kontroll nga presidenti amerikan. Në këtë rast vihet re se sistemi i kontrollit që presidenti amerikan ka formuar për të mbajtur nën kontroll gjendjen nuk është gjithmonë efikas. Në shumë raste ju jepet përparësi fjalëve të veshura dhe lihen mënjanë fjalë si terrorizëm, armë, drogë, etj. Tashmë është bërë publike nga Electronic Privacy Information Center se presidenti amerikan Barack Obama jo vetëm që kontrollon rrjetet sociale por i ka dhënë një përparësi të madhe kësaj forme kontrolli.

Ja 7 gjërat që nuk duhet të bëni në Facebook!

1. Së pari ju nuk duhet të përdorni një fjalëkalim të butë. Duhet të shmangni emra apo fjalë të cilat mund të gjenden lehtë në fjalor, përveç kur ato i kombinoni në numra në fund, në mes apo edhe më simbole. Një fjalëkalim duhet të ketë së paku tetë karaktere. Një teknikë e mirë është të fusësh numra dhe simbole midis fjalëve, siç është për shembull ky variant: hO27usEs!.

2. Së dyti ju nuk duhet të lini në profilin tuaj ditëlindjen e plotë. Ky element mund të shfrytëzohet nga njerëz të cilët duan të marrin të dhënat tuaja për ti përdorur më pas në mënyrë të alternuar për të patur akses në llogarinë bankare apo kartat e kreditit. Nëse ju e keni përfshirë datëlindjen e plotë atëherë shkoni tek profile, klikoni mbi “edit information”. Tek opsionet vendosni që të duket vetëm muaji apo dita dhe jo e gjithë datëlindja.

3. Së treti duhet të menaxhoni me kujdes privatësinë e profilit tuaj. Për gjithçka në profilin tuaj në FB ju mund të limitoni aksesin vetëm tek miqtë apo miqtë e miqve. Një regjim strikt duhet përdorur për fotot, ditëlindjen, pikëpamjen fetare, informacionet familjare mes gjërave të tjera. Ju mund ti jepni vetëm grupeve të njohura akses tek fotot dhe mund të bllokoni persona të veçantë që ti shohin ato.

4. Së katërti mos lejoni që të vendosni emrat e fëmijëve tuaj në fotot e ndryshme. Nëse dikush tjetër e bën këtë mund ta fshini me “remove tag”. Nëse fëmija juaj nuk është në FB dhe dikush e përfshin emrin e tij i kërkoni personit që ta heqë.

5. Së pesti mos tregoni faktin se nuk jeni në shtëpi dhe se ajo është bosh. Prisni derisa të ktheheni për tu treguar miqve se si kaluat me pushime.

6. Së gjashti keni parasysh opsionin e makinës kërkuese. Për të ndihmuar që të huajt të mos kenë akses mbi faqen tuaj, shkoni tek menuja “Search” tek “FB privacy” dhe selektoni “Only Friends for FB search results”. Sigurohuni se kutia për kërkimin publik nuk është e klikuar.

7. Së shtati evitoni të vegjlit të përdorin FB pa mbikëqyrje. Limiti i FB është mosha 13 vjeç por fëmijë edhe më të rinj duket se e përdorin atë. Nëse keni një fëmijë të vogël apo një adoleshent në BF, mënyra më e mirë për ta mbikëqyrur është ta keni mik. Përdorni adresën tuaj të e-mailit si kontakt për llogarinë e tij në FB në mënyrë që të merrni informacionet e nevojshme rreth aktivitetit të tij.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama