Ja vendet me te rrezikuara ne rast te goditjes nga asteroidi

Ja vendet me te rrezikuara ne rast te goditjes nga asteroidi
Shkencëtarët kanë hartuar një listë me vendet që do preken më shumë në rast se tokën do e godasë një asteroid. Ata kanë identifikuar për herë të parë vendet që do kenë më shumë humbje në njerëz ose që do preken aq rëndë sa do jetë e pamundur ta marrin veten. Vendet e zhvilluara janë shumicë në këtë listë, por Kina është gjithashtu për shkak të numrit të madh të njerëzve që do vdesin. Edhe vende të vogla si Suedia janë në rrezik për shkakt të dëmit që do i shkaktohet infrastrukturës.

Lista është hartuar nga Universiteti i Southampton në Britani, sipas një stimulatori kompjuterik të quajtur NEOimpactor. Dhjetë vendet më në rrezik janë: Kina, Indonezia, India, Japonia, SHBA, Filipinet, Italia, Britania, Brazili dhe Nigeria. Vendet me më shumë humbje në njerëz do jenë SHBA, Kina, Indonezia, Japonia e India. Vendet me shkatërrimin më të madh në infrastrukturë do jenë Kanadaja, SHBA, Kina, Japonia e Suedia.

Kërcënimi i asteroideve u bë më i dukshëm të hënën, kur një shkëmb gjigant i kaloi tokës 7500 miljë pranë. Astronomët mbetën të tronditur për shkak se e kishin zbuluar asteroidin disa ditë më përpara pasi deri atëherë kishin menduar se ishte një mbeturinë hapësinore.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama