Jahjaga Statusi mirenjohje per perkushtimin e Shqiperise

Jahjaga: Statusi, mirenjohje per perkushtimin e Shqiperise

Presidentja e Republikës se Kosovës, Atifete Jahjaga, uroi sot presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, për marrjen e statusit kandidat të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Jahjaga theksoi se marrja e statusit kandidat, është një mirënjohje për përkushtimin e qytetarëve të Shqipërisë për rrugën evropiane dhe ndërtimin e një shteti të qëndrueshëm e të përparuar. Ajo theksoi se rruga e pakthyeshme dhe alternativa e vetme e të gjitha vendeve të rajonit të Ballkanit, është ajo drejt Evropës. Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, e falënderoi presidenten për urimet, dhe theksoi se perspektiva evropiane është e hapur për të gjitha vendet e rajonit përfshirë edhe Kosovën.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama