Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka udhëtuar sot për në Selinë e Shenjtë në Vatikan për të takuar Papa Françeskun në një audiencë private. Në rrjetin social Facebook, Jahjaga ka shkruar se me Papa Françeskun, do të ndajë rrëfimet për traditën e pasur të vendit dhe qytetarëve të saj, rrugën drejt lirisë, sakrificën në bazamentin e shtetit dhe harmoninë mes religjioneve.
“Jam e nderuar për këtë pritje, e para e një udhëheqësi të Kosovës që nga pavarësia”, ka shkruar ajo para takimit, i cili pritet të mbahet ditën e mërkurë.