Jaho Salihi Nuk jam vrases

Jaho Salihi: Nuk jam vrases
Jaho Salihi: Azemin e vrau Fatmir Haklaj. Malli per familjen qe s’ka pare prej 9 vitesh dhe jeta ne qelite e Burrelit e te denuarit perjete. “Te verteten do ta rrefej kur te dal”. Gjykata e Strasburgut, kryeministri Berisha dhe simpatia e hapur per grevistet e urise. Kater ishte numri qe fiksuam kur dolem nga burgu. Kjo jo per rastesi, por sepse per te shkuar deri atje nuk ishte e lehte. Qe te mberrish ne qeline e Jaho Salihit ne burgun e Burrelit, duhet te kalosh kater porta te hekurta neper korridore, per te dale fillimisht ne fushen e ajrimit te sigurise se larte. Me pas, serish i njejti ritual, porta, kontrolle dhe police derisa te kthehesh ne sektorin e majte per te mberritur deri ne qeline e tij qe per koincidence mban numrin 4.

Ne fillim, nga sporteli i vogel ne deren e qelise dallon Jahon qe qendron i ulur ne krevatin e qelise, ne ate krevat qe me shume se askush tjeter i di ne detaje, endrrat, brengat, dhe pengjet e Jahos. Aty, ngjitur me faqen perballe te murit ndodhet edhe nje tavoline e vogel. Pastaj duhet te presesh disa minuta, derisa gardiani qe kryen sherbimin ne sektor te shkoje ne fund te korridorit, tek pergjegjesi i kolones per te marre celesin e qelise numer 4. Sapo hyn ne qeline e te denuarit perjete nga drejtesia shqiptare per vrasjen e Azem Hajdarit, ve re qe muret jane veshur me foto oresh dhe me pak makina e avione.

Te gjitha te shkeputura nga dy kataloge oresh qe Jahos ia kishte derguar si dhurate nje shok nga Tirana. Ndersa dy flamure qendrojne ne krye te qelise. Akuza qe e ka denuar, duket se i ka renduar mjaft supet e tropojanit te burgosur perjete, i cili megjithate nuk e ka aspak te veshtire te nise biseden. I veshur sportiv, me bluze te kuqe dhe tuta te zeza ai pohon se eshte gati te flase per cfaredo qe do pyetet. I jane bere nente vite qe ai nuk shijon ne liri driten e diellit. Per te dita zbardh heret ne mengjes dhe perendon darkave vone. Ndersa diku, ne nje vend te larget, familja, gjaku dhe femijet e tij vazhdojne jeten normalisht. Dy bote qe i bashkon vetem malli.


Keni 9 vite ne burg, cfare kane ndryshuar ato tek Jaho Salihi?

Jane 9 vite te cuara dem. Me mungon familja. Me mungojne dy vajzat e mia qe nuk i kam pare qe nga koha e arrestimit. Ato jane rritur dhe une e shoh sesi rriten perdite vetem nga fotot qe me dergojne. Me mungon familja dhe vllazeria, miqte dhe shoket.

Cilen fytyre te familjareve te tu ke pare kohet e fundit?

Asnje. Nuk me vjen askush ne takime.

Po te fundit familjar ke ke takuar drejtperdrejt?

Qe nga momenti i arrestimit nuk kam pare me asnje. Ata jetojne te gjithe jashte vendit. I shoh vetem ne foto dhe komunikoj me ta vetem me letra dhe telefon. Kjo per ceshtje sigurie. Gjendja sot ne Shqiperi ben qe me mire te jetojne jashte, pavaresisht deshires time dhe mallit per t’i takuar.

Tashme drejtesia shqiptare ka vendosur burg perjete per ty. Sa fajtor ndihesh?

Aspak. S’kam qene ne vendngjarje kur eshte vrare deputeti (Azem Hajdari.red). Me vjen keq qe jam ndodhur aty prane. Akuza tjeter per denimin tim, per vrasje te dy personave, u rikthye nga Gjykata e Larte. Kuptohet se ishte e pabaze dhe e paligjshme. Por c’te te them: Nuk jam i mendimit qe ndonje gjyqtar apo prokuror te lere punen per te me dhene mua pafajesine, dhe ne fakt jam i pafajshem. E dine edhe ata vete c’ka ndodhur realisht. Dikush e ka kuptuar ne Strasburg c’ka ndodhur me dosjen time dhe vendosen te me rikthenin ceshtjen. Nga une nuk duhet te kete frike askush, pasi nuk kam armik askend. Eshte pune e tyre per personat qe me kane armik mua.

E ke derguar ceshtjen ne Strasburg; cfare pret nga kjo gjykate?

Pres rigjykim te ceshtjes. Kjo do nxjerre fajtorin. Kam besim se ceshtja do rikthehet. Por njekohesisht besoj se nuk do rigjykohet. Kjo per faktin se nuk kane njeri per te sjelle ketu (ne burg.red). Autori eshte i vdekur tashme, ata qe e shtyne kane perfituar mjaft politikisht, keshtu qe... Besoj se keta persona nuk do lejojne rigjykimin.

Cili eshte pozicioni i vellezerve Haxhiaj ne kete ceshtje?

Jane kot. E kam thene gjithmone: Nuk kane lidhje.

Tani pas kaq vitesh burg, cfare do t’u ndryshosh deklarimeve te tua qe ke dhene mbi ngjarjen e ekzekutimit te Azem Hajdarit?

Nuk ndryshoj asgje nga deshmia ime. Familjare te Azem Hajdarit e dine mire se kush e ka vrare. Une ndodhem ne burg per shkak te fjaleve qe ka thene Sali Berisha, fatkeqesisht kryeminister i vendit. Per me teper familjaret e Fatmirit (Haklaj.red) e kane pohuar se ekzekutori i Azem Hajdarit eshte pikerisht ky person.

Kohet e fundit ka dale nje version i ri per ngjarjen: Badigardi i Hajdarit, Besim Cerja, ka kapur automatikun e Fatmir Haklajt dhe ky ka qelluar instinktivisht. Cili eshte versioni yt?

Habitem per keto qe degjoj. Nje dite do dale gjithcka ne shesh dhe do cuditen te gjithe. Te verteten e di, ashtu sic e di edhe kryeministri i Shqiperise. Nese une do ta them tani, e marrin sikur dua te shfajesohem ngaqe jam ne burg. Kur te dal do t’i them te gjitha.

Ndryshe nga shume qeli te tjera te tjera ku muret jane mbushur me foto femrash, ne qeline tende ka vetem ora, disa makina dhe avione. Pse keshtu?

Nje miku im nga Tirana me dergoi dy kataloge me ore. I hapa fletet dhe i ngjita ne mur. Po keshtu ne keta kataloge ndodheshin edhe fotot e makinave dhe avioneve. Makinat i kam pasur dhe ende me kane mbetur pasion. Foto femrash nuk ve ne mure. Tashme jam ne moshe qe nuk pershtatem me keto lloj sjelljesh. Une jam i martuar dhe kam edhe dy vajza.

Mbani edhe dy flamure ne murin e qelise…

Jane flamuri yne kombetar dhe ai i Kosoves. Flamuri shqiptar eshte simbol dhe nje tradite shume e vjeter e familjes time. Stergjyshi im Sali Man Mulosmani ishte bajraktar i Krasniqes dhe me simbolin e bajrakut mbahej flamuri. Ai ka marre pjese ne disa luftera dhe eshte deputeti i pare per Qarkun e Kukesit pas clirimit. Kjo persa i perket tradites se familjes time, te cilen e mbaj ne qeli. Ndersa per sa i perket flamurit te Kosoves, kete ma kane derguar disa miq te mi nga Prishtina ne pervjetorin e pare te pavaresise. E mbaj se me pelqen si pamje dhe respektoj njekohesisht te gjithe ata qe luftuan dhe lane jeten ne lufte. Per me teper kam rreth familjar ne Kosove, te cilet i kujtoj kur e shoh kete flamur. Cdo shqiptar qe shkon ne Kosove ndihet mire. Une per vete ndihem sikur jam ne vendlindjen time ne Bujan sa here kam kaluar kufirin dhe jam gjendur ne Kosove.

Oret simbolizojne kohen e humbur?

Jane vetem zbukurim. Koha qe iken, nuk kthehet me. Nuk besoj asgje ne keto foto.

Nese do te dilje sot nga qelia, cfare do beje?

Jane 9 vite te shkuara dem. E para gje qe do beja, eshte te takoj familjen. Pastaj do perpiqem per te zevendesuar demin qe me ka shkaktuar koha e humbur...

Ku e ke familjen?

Diku jashte Shqiperise. Jane te gjithe bashke, me dokumente te rregullta dhe jetojne mire.

Si e kalon kohen ne burg Jaho Salihi?

Shoh televizor, luaj me letra dhe lexoj.

Cilet kane qene shoket e tu me te mire gjate ketyre viteve?

S’kam pas shume shoke. Jam i kenaqur qe nuk me kane zhgenjyer ata qe kam pritur te mos me zhgenjenin, dhe e kunderta e kesaj, me kane zhgenjyer ata qe prisja te me zhgenjenin. Kjo per arsye te pozicionit tim dhe njerezve te mi.

Te ndodh shpesh te jesh vetem ne qeli; per cfare mendon me shume?

Varet. Kur degjoj muzike, mendoj gjera te bukura. Kur shoh politikanet, mendoj per c’fatkeqesi ka populli yne.

E kishte menduar ndonjehere Jaho Mulosmani 10 vite me pare qe nje dite do te kalonte “shume kohe” i mbyllur ne burg?

Jo, absolutisht. I vetmi rast ishte kur jam perzier ne votime ka qene koha kur votohej Kushtetuta. Kam bere cmos qe te fitoje Kushtetuta, dhe sinqerisht fitoi ne Tropoje. Kushtetuta simbolizon funksionimin e shtetit, por ketu (ne Shqiperi.red) sot nuk e pyet njeri Kushtetuten.

Ju thate qe nuk ju viziton njeri ne burg. Ke miq per te takuar kur te dalesh jashte? Cili eshte personi qe do t’i thuash “dy fjale” me te cilin te ka ngel qejfi qe nuk te eshte gjendur prane?

S’lejoj askend te me vije per vizite. Kjo per arsye sigurie. Per te qene i sinqerte, do falenderoja familjen dhe miqte kudo ndodhen, ne Kosove, Maqedoni etj. Kane qene gjithmone te gatshem te me ndihmonin me se te mundeshin. Ndersa atyre qe me persekutuan, do t’u them vetem se me vjen keq qe per nje fjale goje u persekutova.

Mendon se nje dite dikush duhet ta paguaje per keto vite burg qe sipas jush po i beni pa te drejte?

Jo. Te jem i sinqerte, ketu fiton shume gjera si: Durimin, zgjuarsine e zemergjeresine. Nuk dua te ndryshoj dicka. Dua te dale e verteta e krimit. Vetem qe dashamiresve te mi, t’u tregoj qe nuk jam vrases. Kete dua t’ua them miqve, jo atyre qe perfituan politikisht dhe financiarisht nga krimi.

Sa shprese ke qe nje dite mund te shijosh lirine tende jashte ketyre mureve?

As qe diskutohet, se nje dite do jem i lire. Nje dite nuk do ekzistoje kjo trysni qe me mban ne qeli. Dua te them keshtu per arsye te thjeshte. Gjerat kane ndodhur krejt per arsye politike. Sic ka politika, gjyqesori dhe prokuroria njerez qe u japin informacione per mua, ashtu kam edhe une njerez qe me japin informacione per ta.

Dashje pa dashje je bere emer i lakuar ne media e ne politike; je prekur me ndonje fjale te thene nga dikush, neqoftese mund te permendesh nga cfare?

Nuk jam as i pari e as i fundit qe politika merret me mua. Ndoshta per interesa politike, si dhe detyra qe kam pasur, i ka bere qe te merren me mua. Eshte fatkeqesi qe jane marre vetem me nje person. Une s’kam asgje me Partine Demokratike dhe personat qe militojne aty. As me simpatizantet. Perkundrazi kam simpati se kohet e fundit aty kane milituar njerez te bukur, te cilet tashme po perfaqesojne kete parti. Njekohesisht falenderoj ata politikane qe me kane lene ne punen time dhe nuk me kane marre ne goje.

Burg eshte nje gje e “shemtuar” por besoj se ne jeten ketu brenda duhet te kete ndodhur dhe ndonje gje e bukur. Cila eshte gjeja me e vecante qe ju ka ndodhur brenda ketyre mureve?

S’di c’te te them. Kur ja kalon mire ne ambientin ku je, eshte gje shume e bukur. Nuk kam qene i privilegjuar dhe as i persekutuar.

Eshte burgu nje vend per te krijuar miq?

Burgu eshte vend ku njeh njerezit. Burgu eshte vendi ku shoqeria vihet ne prove.

Cfare i ka mbetur Jahos nga ai djali capken i nje dekade me pare?

S’besoj se kam ndryshuar shume. Koha ka mbetur ne vend ndersa une kam fituar shume gjera si durim e force. Mendoj me mire shume gjera te vogla a te medha qofshin. Jam i gatshem te dal ne jeten e lire. Tashme e vleresoj me shume lirine.

Keni nje mesazh per t’i thene dikujt, apo...?

Absolutisht asnje mesazh. Mirenjohje dhe suksese gjithe atyre qe bene greven e fundit.

Jeni i majte?

As qe diskutohet. I majte dhe me socialistet e sotem. Sot mund te bej dallimin mes te majtes dhe djathtes. Kur dicka e kerkon me qytetari, une e mbeshtes. Nuk pranoj qe gjerat te merren me force. I them keto gjithmone duke pasur parasysh faktin nese keta (socialistet, red.) e pranojne mirenjohjen time. Une nuk jam intelektual dhe nuk marr rroge ne shtet. Jam vetem nje i burgosur qe i simpatizoj. Keta sakrifikuan veten per te arritur dicka, ndersa te djathtet 10 vite me pare digjnin, shkaterronin dhe i benin gjerat me force.

Vizita e Berishes ne Tropoje

“E mbrojten agjente malazeze”

Kryeministri dhe vendlindja e tij. Nje marredhenie gjithmone e veshtire, gjithmone ne vemendjen e opinionit publik. Vizita e kryetarit te PD-se ne Bajram Curri ne valen e fushates elektorale te qershorit 2009, shenoi rikthimin e tij ne kete qytet pas 12 vitesh mungese. Dhe nje pyetje per kete teme, qofte dhe nje vit me pas, nuk e gjen aspak te papergatitur Jaho Sal Mulosmanin.

Me vjen mire per kete pyetje. Une nuk e kuptoj si e justifikon zoti Berisha mungesen e tij prej 12 vitesh ne vendlindje, por une e di arsyen. Vetem frika e ka ndaluar. Po pse valle frika, a i ka kujt borxh?, do te thoni ju. Une them se shume personave u ka borxh. Tropoja eshte lare ne gjak. Per shkak te politikes jane futur fise ne gjak dhe une them se kam fakte per kete. Kam deshmi audio dhe video, emra personash qe kane vepruar apo paguar vrasjet apo minat me telekomande ne Tropoje. Edhe selite diplomatike ne Tirane i kane keto informacione per ngjarjet e Tropojes. Ajo qe s’duhet te ndodhte ishte shkuarja e Berishes ne Tropoje. Kur gjerat nuk jane zbardhur, i bie qe ai te kete shkelur mbi gjakun e te vrareve, te majte apo djathte. Jane gjithe ata te vrare. S’e ka zakon nje malesor me shku pas vdekjes dhe me i poshteru pas vdekjes. Aq me teper te shkosh me 1600 police, ushtri dhe SHISH. Aq forca sa nuk ka pasur as Turqia dhe serbet kur e kane sulmuar Tropojen.

T’i vije turp nga vetja. Ajo qe mua me ka habit, ishte fakti qe mesova nga persona te sigurte, se per sigurine e zotit kryeminister jane interesuar edhe sherbimet inteligjente te Malit te Zi. Ate dite jane pare mbi 20 vete, nenshtetas malazeze ne qytet.Nuk besoj se kane qene turiste. Te te sigurojne nga malesoret e tu njerez te huaj, une do ndihesha keq per veten time. Me mire te me vrasin malesoret e mi sesa te vijne e te me ruajne disa te huaj. Kur shkoi kryeministri Berisha ne Tropoje, me pyeti dikush ketu: A duhet te shkoje? Une i thashe qe nuk kam asgje me te. Une s’kam asgje me zotin Berisha, pasi mund te mendohet se kam dicka me te, ngaqe po flas keshtu. Ai me ka akuzuar politikisht, ndersa une e akuzoj moralisht. Per mua ai jetofte edhe 100 vjet te tjera. Dallimi mes meje dhe tij eshte shume i madh. Une kam lindur ne nje kulle guri me frengji. Gjate vizites ne Tropoje, Berisha tha se duhet te jemi krenare per ate kulle, por nuk e permendi emrin e pronarit te saj. Ai nuk e permendi faktin se kjo kulle eshte prone e Sali Man Mulosmanit. Berisha ka ikur heret nga Tropoja. Ndersa une e dua se eshte vendlindja ime, dhe se nuk kam asnje interes personal as per Tropojen dhe as per tropojanet.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama