Për vizitën historike të Ramës në Beograd, reaguan edhe personazhet politikë të Kosovës. Ish-kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi komenton deklaratën e kreut të qeverisë shqiptare, Edi Rama, gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Vuçiç. Për Krasinqin, Rama mbetet lideri më i qëndrueshëm, që flet me mençuri. Jakup Krasniqi thekson se deklarata e tij, i dha një mësim të mirë politikës serbe.