Ish- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, ishte në Prokurorinë e Tiranës për herë të dytë brenda pak ditësh. Pas seancës së pyetjeve, ai u prit jashtë me kuriozitet të madh nga shumë media. Fullani tha se ishte aty për të respektuar procedurat, por theksoi: “Jam i pafajshëm”.