Komandanti i Forcave të Nato-s, Uesly Clark, i tha atij të ishte në gatishmëri në zonën e aeroportit të qytetit si një nga zonat strategjike. Por në aeroport ishte një njësi me 200 trupa rusë të cilët ishin nga pala serbe, të cilët kundërshtuan largimin nga aeroporti duke drejtuar armët ndaj forcave të NATO-s.
Gjenerali Clark urdhëron në radio, thotë Blunt në rrëfimin e tij: përsëris, merreni aeroportin dhe shkatërroni ushtarët rusë. Këngëtari i bindur se pasojat do të ishin fatale, nuk pranoi ti bindej urdhrit. Menjëherë pas kësaj, për fat të mirë pas aktit të mos bindjes, ai mori një tjetër kundër-urdhër në radio nga gjenerali britanik Mike Jackson, shefi i forcave britanike, i cili në mënyrë kategorike ndaloi sulmin ndaj rusëve duke thënë: unë nuk dua që ushtarët e mi të marrin përgjegjësinë e nisjes së Luftës së Tretë Botërore.
Mbase një ekzagjerim, pasi NATO kishte mundësi që t’i shkatërronte forcat ruse prej 200 ushtarësh në konfliktin mes Serbisë dhe shqiptarëve të Kosovës. Por diçka serioze do të dilte mes perëndimit dhe Rusisë. Vështirë ta mendosh se ky është këngëtari i cili ka kënduar këngën “You are Beautiful”.