Jane ulur me 38 aksidentet vdekjeprurese

'Jane ulur me 38% aksidentet vdekjeprurese'

Ministria e Punëve të Brendshme ka reaguar lidhur me deklaratën e deputetit të PD-së, Arben Ristani për bilancin e krimeve në muajin dhjetor. MB ka përgënjeshtruar Ristanin duke krahasuar të dhënat dhjetorit të vitit 2013 me atë të një vit më parë.

 

“Ftojmë Partinë Demokratike të lërë mënjanë retorikën politike me rendin, sigurinë e jetës dhe pronës së qytetarëve. Drejtuesit e opozitës, për më tepër çdo deputet, është i ftuar të konsultojë të dhënat dhe statistikat e Policisë së Shtetit, në qoftë se vërtetë kanë dëshirë e vullnet për të gjetur të vërtetën”, thuhet në reagimin e MB-së.

 

“Dezinformimi publik me synim ngjalljen e panikut te qytetarët nuk i shërben as sigurisë publike, as reformimit dhe forcimit të mëtejshëm të Policisë së Shtetit e aq më pak shëndoshjes politike të kujtdo partie politike.”

 

Të dhënat për muajin dhjetor 2013:

 

1.VRASJET – Janë ulur me 55% krahasuar me dhjetor 2012;

 

2.PERSONA NË KËRKIM - Janë kapur 29% më tepër se në dhjetor 2012;

 

3.LUFTA KUNDËR DROGËS – Ka 55% më shumë procedime penale, 60% më shumë autorë të proceduar.

 

4.TRAFIQET – Janë regjistruar 167% më shumë procedime penale dhe 168% më shumë autorë të proceduar.

 

5.KRIMI EKONOMIK DHE KORRUPSIONI - 142% më shume procedime penale dhe 116% më shume autorë të proceduar.

 

6.QARKULLIMI RRUGOR - Janë ulur me 38% aksidentet me pasojë vdekjen. Janë ulur me 13% aksidentet në total. Janë ulur me 20% aksidentet me pasojë plagosje të rënda dhe janë ulur me 8% aksidentet me plagosje të lehta. Është rritur me 193% numri i masave administrative.

 

7.DHUNA NË FAMILJE - Treguesit janë 45% më të lartë sa u përket veprave penale dhe 46% më ta lartë sa u përket autorëve të proceduar.

 

8.NDËRTIMET PA LEJE - Treguesit janë rreth 27 herë më të lartë sa u përket veprave penale dhe rreth 20 herë më ta lartë sa i përket autorëve të proceduar.

 

9.PRERJA E PALIGJSHME E PYJEVE - Treguesit janë rreth 38 herë më të lartë sa i përket veprave penale dhe rreth 42 herë më ta lartë sa u përket autorëve të proceduar.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama