Adnan Januzaj kërkon që trajneri i Mançester Junajtid, Zhoze Murinjo, të vendosë sa më shpejt për të ardhmen e tij.
Tabloidi anglez "The Sun" shkruan se Januzaj pritet të zhvillojë një takim me Murinjon këtë javë dhe kërkesa e tij është: Ose të jetë pjesë e formacionit bazë, ose ai do të largohet nga klubi.
21-vjeçari me origjinë shqiptare u huazua sezonin e kaluar te Dortmundi, por u rikthye në janar të këtij viti.
Januzaj numëron 50 prezenca me Mançester Junajtid, duke shënuar edhe 5 gola që nga viti 2013.
Ai nuk u grumbullua nga Belgjika për finalet e Europianit "Francë 2016" dhe me Dortmudin luajti vetëm 6 ndeshje.