Adnan Januzaj ndryshon sërish mendje.
Në pranverën e vitit 2014, futbollisti kosovar ishte ylli më i ri i futbollit botëror, teksa shkëlqente në Premier League me ngjyrat e Mançester Junajtid. Ai spikati aq shumë saqë mori një ftesë edhe nga kombëtarja belge me në krye Mark Vilmots.
Gjithsesi kjo duket se nuk ka qenë zgjedhja e tij më e mirë, pasi jo vetëm që ka mbetur jashtë skuadrës së parë të Junajtid, por me shumë mundësi nuk do të jetë as pjesë e Belgjikës në Europian.
Mesfushori i talentuar që ka kaluar një sezon shumë negativ me Dortmund dhe "Djajte e Kuq" e shikon te ardhmen te Përfaqësuesja e Kosovës.
Nëse më 3 maj do të vendoset në Budapest për pranimin e Kosovës në FIFA dhe UEFA, atëherë ai do të zgjedhë të kalojë të kjo përfaqësuese.
Lajmi u konfirmua nga mediat belge (sportmagazine.be), e cila nënvizon se futbollisti tashmë e ka vendosur. /albeu.com/