Japonezet kultivojne retinen e syrit te njeriut

Japonezet kultivojne retinen e syrit te njeriut
Një grup ekspertësh japonezë për herë të parë kanë zhvilluar teknologjinë e rritjes së indit me shumë shtresa të retinës së syrit të njeriut nga qelizat burimore embrionale. Në këtë eksperiment morën pjesë specialistë të Qendrës së Biologjisë Zhvillimore në qytetin Kobe, si dhe ekspertë nga koorporata kimike, Sumitomo Chemical. Përveç kësaj, transmeton ZR, ata kanë zhvilluar teknologjinë e prodhimit të shpejtë dhe në masë të indeve të tilla, si dhe ruajtjen e tyre nëpërmjet ngrirjes.

Megjithatë, siç pranojnë ekspertët japonezë, për momentin ata thjesht i janë afruar zbatimit praktik të shpikjes së tyre. Në veçanti, ata akoma nuk kanë arritur të zgjidhin problemin e bashkimit të indit të rritur të retinës me nervin optik.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama