Japoni gruaja lidh veten me litar se nuk donte te shkonte ne pune

Japoni, gruaja lidh veten me litar se nuk donte te shkonte ne pune

Një japoneze e ka lidhur veten në shtëpinë e saj, pasi nuk ka dashur të shkojë në punë, raportojnë mediat e këtij vendi. Gruaja rreth 20 vjeçe është gjetur me duart dhe këmbët e lidhura me litar dhe rripa në apartamentin e saj në kryeqytet të hënën. Pronari i banesës e ka gjetur atë pa vetëdije, por jo të lënduar, shkruan një gazetë në Tokio, duke shtuar se pronari ka thirrur policinë dhe ambulancën, i frikësuar se gruaja ka qenë viktimë e hajdutëve. Por detektivët filluan të dyshojnë pasi tregimi i dhënë nga ajo nuk është mbështetur me dëshmi për hyrje të dhunshme në apartamentin e saj.

Gjatë marrjes në pyetje, ajo e ka pranuar se asnjë person tjetër nuk ka pasur të bëjë me lidhjen e saj me litar. “Nuk kam dashur të shkojë në punë, për këtë arsye e bëra këtë që ta kem si arsyetim për mungesë në punë”, ju ka thënë ajo oficerëve. Policia, e cila nuk ka pranuar ta konfirmojë rastin kur janë kontaktuar nga agjencia e lajmeve AFP, i ka dhënë vërejtje gruas, por ka vendosur që të mos e padisë atë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama