Ecja e tij duhet thënë se nuk mund të kalojë pa u vënë re, kjo dhe si rrjedhojë e erës që mund të lërë pas. Faktikisht në Japoni, kanë arritur të ndërtojnë një motor, i cili "furnizohet" me jashtëqitje. Mbetjet organike transformohen në bio-karburant. Natyrisht që në këtë rast sedilja është përshtatur me situatën dhe është krijuar një VC komode në të cilat shkojnë kontributet e rastit... Shoqëria, e cila ka arritur të realizojë një produkt të tillë (motori arrin një shpejtësi prej 80 kilometrash orar) shpreson të reduktojë në këtë mënyrë emisionet e di oksidit të karbonit me 50% për 6 vitet e ardhshme.