Japoni planifikon rritjen e shpejtesise se internetit me 2 gigabit

Japoni, planifikon rritjen e shpejtesise se internetit me 2 gigabit
Korporata japoneze “Sony” planifikon të vërë në përdorim në vend rrjetin e fibrave optike, i cili do të mundësojë një shpejtësi shkarkimi në Internet deri në 2 gigabit për sekondë. Atë mund ta përdorin banorët e Tokios dhe prefekturave përreth. Pagesa mujore për ofruesin do të jetë rreth 50 $. Banorët e Japonisë dhe Koresë së Jugut përfitojnë prej kohësh nga shërbimet wideband.

Megjithatë, në vendet e tjera deri më tani nuk mund të përsëritet ky efekt. Përdorimi i një kanali të tillë wideband kushton tepër shtrenjtë. Prandaj probabiliteti, që shërbimi të përhapet jashtë kufijve të Japonisë, sot duket të jetë fare i vogël.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama