Një kompani japoneze i ka urdhëruar 2700 nëpunësit e saj që të kenë model të njëjtë flokësh, për të kursyer energji. “Maeda Corporation”, një kompani ndërtimi me bazë në Tokio, e njoftoi këtë masë si pjesë të një fushate kombëtare për të ulur konsumin e energjisë pas shkatërrimit nuklear në Fukushima. Burrat duhet t’i kenë flokët të shkurtra me balluke anash, ndërsa gratë deri poshtë veshit me balluke anash. Çizuru Inoue, zëdhënës i kompanisë, tha për “Telegraph” se “Ne jemi të përkushtuar për të mbrojtur ambientin. Ne mendojmë se, nëse njerëzit do të kenë flokë të shkurtra, nuk kanë nevojë të përdorin tharëse flokësh dhe do të harxhojnë më pak ujë. Nëse këtë e bën i gjithë stafi, kursejmë shumë energji”, tha Inoue. Problemet me energjinë në Japoni nisën që pas dëmit në centralin Fukushima, zona përreth të cilit nuk mund të jetë e banueshme për 2 dekada prej kontaminimit.