Jasmin Raboshta firmos per 1 vit I lumtur Teuta ekip elite

Jasmin Raboshta firmos për 1 vit: I lumtur, Teuta ekip elite

Jasmin Raboshta është lojtari i parë që skuadra durrsake afroi në merkaton verore. Shkodrani u bashkua me bregdetarët pas eksperiencës te klubi i Kastriotit ku u shpall dhe golashënuesi i Kategorisë së Parë. Raboshta u afrua shpejt nga klubi durrsak, që t'i jepej kohë të ambientohej me ekipin para ndeshjes së Europa Ligue, ku dhe u aktivizua në ndeshjen me Almatin.

13606598_10207141299230552_8162889648061739138_n

Shkodrani ka firmosur një kontratë njëvjeçare me klubin e Teutës. Për atë, kjo është një mundësi shumë e mirë. Ai shprehet se ndihet shumë mirë në Durrës dhe i falënderon drejtuesit dhe trajnerin për besimin që i kanë dhënë duke e bërë pjesë të klubit."Zyrtarisht do të jem pjesë e Teutës për sezonin që vjen. Jam pjesë e një klubi të rëndë- sishëm në Shqipëri dhe i falënderoj drejtuesit dhe trajnerin për besimin që më dhanë, duke më bërë pjesë të ekipit të Teutës. Për mua, është kënaqësi të luaj me këtë skuadër, sepse realisht është skuadër simpatike me lojtarë të rinj dhe ka në përbërje disa futbollistë me peshë. Janë ata boshti i këtij ekipi dhe disa të tjerë të rinj që janë alternuar mjaft mirë.

Ndihem i lumtur këtu në Durrës, sepse është një ambient mjaft miqësor dhe familjar, por dhe një qytet i qetë, pa presion. Teuta është një skuadër që të jep mundësinë të luash futboll dhe të tregosh aftësitë pa pasur ngarkesë emocionale apo trysni. Do të stërvitem fort që ta justifikoj besimin që më kanë dhanë duke më afruar në këtë familje. Uroj që ta justifikoj me sa më shumë gola", ka mbyllur shkodrani i durrsakëve Raboshta.

Jeton Rexhmati



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama