Je i semure? Rri ne shtepi e mos bej heroin!

Je i sëmurë? Rri në shtëpi e mos bëj heroin!
E vërteta është që shumë punëtorë neglizhojnë një sëmundje, qoftë edhe me temperaturë dhe vendosin të shkojnë në punë, duke menduar për mbarëvajtjen e vendit në zyrë që nëse nuk shkojnë do të mbetet bosh. Një gjë e tillë, të paktën në Angli nuk ka asnjë vlerë. Në këtë mënyrë nuk do të mund të bëni për vete shefin, përkundrazi, në pjesën më të madhe të rasteve bëni vetëm dëme.

Nga anketimi i 1 mijë drejtuesve anglezë në Dhomën e Tregtisë britanike, 750 prej tyre janë përgjigjur se nuk e vlerësojnë qenien në punë të vartësve të tyre me çdo kusht, edhe kur gjendja shëndetësore nuk është e mirë. Puna e atyre që janë sëmurë është skarco, jo produktive, rrezikojnë të shqetësojnë tëtjerët me ankesa për gjendjen shëndetësore dhe më keq akoma, bëhen rrezik potencial për përhapjen e sëmundjes. Duhet thënë që sipas sondazhit britanik, ata që lënë punën në raste të tilla, në kohën e kurimit vuajnë një ndjenjë faji. Për këtë, kërkuesit këshillojnë një marrëdhënie më të qartë e më të hapur mes drejtuesve dhe të punësuarve, në mënyrë që të lihen mënjanë sakrificat.


Gazeta: Shekulli

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama